Nga shtatori i vitit 2025, skena politike shqiptare u rifreskua me një valë të re emrash që morën përsipër drejtimin e dikastereve, mandateve parlamentare dhe institucioneve kyçe. Pasuria e tyre rezulton të jetë e nga miliona lekë, në miliona euro.

Ish gjyqtari Gjin Gjoni i cili u bë deputet nga Sali Berisha rezulton të jetë një prej deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKPI, para fillimit të detyrës si deputet, Gjin Gjoni deklaron dy vila me vlerë rreth 1.3 milionë euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e pasurisë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi deklarojnë të ardhura nga pagat, bizneset dhe qiratë. Ajo çfarë është e dyshimte në deklaratën e pasurive të çiftit Gjoni është se të dy kanë dhënë qindra mijëra euro hua të dyshimta. Vetë Gjoni deklaron 12 raste të dhënies së huave që kapin vlerën e 170 mijë eurove, ndërsa bashkëshortja e tij deklaron 44 raste të dhënies së huave që kapin një vlerë 600 mijë euro.

Me një pasuri që kap shifrën  prej 13.68 milionë eurosh, deputeti socialist, sipërmarrësi Vasil Llajo qëndron në majën e piramidës. Ai zotëron 20 pasuri të paluajshtme, si apartamente, godina e troje, si dhe në sektorin e shëndetësisë, ku kontrollon një rrjet laboratoresh mjekësorë.  Llajo deklaron se ka dhënë hua qindra miliona lekë për palë të treta. Evis Sala, e cila u bë e njohur masivisht për shqiptarët si surpriza e Edi Ramës në shtator si ministre e shëndetësisë, ka një pasuri rreth 5.31 milionë euro. Me një karrierë të ndërtuar jashtë vendit, pranë spitaleve me emër, ajo spikat për një sofistikim financiar të rrallë: fonde investimi miliona euroshe dhe llogari pensioni në valuta të huaja (USD, GBP).

Me mbi 1.19 milionë euro, Ana Dajko përfaqëson një nga surprizat e këtij monitorimi. Ajo u bë aksidentalisht deputete nga Partia e Adriatik Lapajt, dhe pavarësisht rolit të saj pasiv, zotëron pasuri të mëdha. Një pjesë e rëndësishme e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë "Dajko-Koci SHPK", por ajo që bie në sy është disiplina bankare: depozita të shumta dhe fonde investimi.

Në rastin e deputetes socialiste Sara Mila, panorama ndryshon fokus. Ndërsa ajo vetë deklaron një pasuri modeste prej rreth 33 mijë eurosh,  së bashku me partnerin e saj Aleksandro Bardhi, arrijnë në një pasuri mbi 1.13 milionë euro. Fuqi e tyre shtrihet nga pasuria e paluajtshme (apartamente, garazhe, vreshta e ullishte) dhe aksionet në industri (Anmetal).

Në sy bie edhe pasuria e deputetit të Lëvizjes Bashkë. Me 162,783 euro, pasuria e Redi Muçit përbëhet nga asete klasike: dy apartamente me sipërfaqe mesatare, një makinë e fituar me dhurim dhe kursime nga paga.

Me rreth 20 mijë euro kursime rezulton deputetja më e re e PS-së, Zegjine Çaushi.

PASURITË E DEPUTETËVE TË RINJ
Vasil Llajo             13,680,000 €
Evis Sala               5,310,644 €
Gjin Gjoni             1,300,000 €
Ana Dajko             1,193,184 €
Sara Mila              1,133,405 €
Redi Muçi             162,783 €
Zegjine Çaushi      19,944 €

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Pasuritë e politikanëve të rinj/ Redi Muçi, ‘Zyrtari i shtresës së mesme të lartë’

1769290134_redimuci.jpg

Me 162,783 euro, pasuria e Redi Muçit përbëhet nga asete klasike: dy apartamente me sipërfaqe mesatare, një makinë e fituar me dhurim dhe kursime nga paga. Pasuri modeste krahasuar me të tjerët në këtë monitorim, megjithëkëtë larg perceptimit të një deputeti me “xhepat bosh” dhe retorikës së partisë së tij, Lëvizja Bashkë, që në qenër ka të varfërit dhe shtresën e mesme.

Bilanci Total: 162,783 EUR
Apartament (57.20 m2), 100% pronar.    24,000.00 EUR
Apartament (75.80 m2), 100% pronar.    35,000.00 EUR
Automjet, fituar me dhurim, 100% pronar.    15,000.00 EUR
Llogari page (Lek), 100% pronar.    44,493.05 EUR
Llogari rrjedhëse, 0% pjesa takuese.    0.00 EUR
Llogari rrjedhëse (Euro), 100% pronar.    27,362.29 EUR
Llogari page (Lek), 100% pronar.    6,923.48 EUR
Depozitë (Lek), 100% pronar.    10,005.00 EUR
Ora 22:21
Pasuritë e deputetëve të rinj/ Zegjine Çaushi, ‘Profil i ulët dhe kursimtar’

1769289828_zegjineeeeeee.jpg

Me rreth 20 mijë euro, Zegjine Çaushi përfaqëson fundin e listës së pasurisë së konsiderueshme. Pasuria e saj, sipas deklaratë, është ajo e një punonjëseje që jeton me pagën e saj (Illyrian Guard) dhe mban kursime në llogari bankare. Nuk ka asete të paluajtshme apo aksione të deklaruara në këtë listë, duke u shfaqur si profili më pak i ndërlikuar financiarisht.

Lista e Pasurive të Deklaruara
1. Gjendje cash: 300,000.00 ALL.
2. Llogari bankare 197,237.01 ALL
3. Llogari bankare 14,987.35 EUR 
Bilanci Total i Pasurisë: 19,944.85 EUR.
Përveç pasurive të mësipërme, deklarata përmend edhe të ardhura neto nga paga pranë shoqërisë "Illyrian Guard sha" në shumën 244,681.00 ALL për periudhën 01/01/2025 deri më 12/09/2025. 
Ora 22:15
Pasuritë e deputetëve të rinj/ Xhenis Çela me mbi 100 mijë euro

1769289675_xhenisssss.jpg

Me rreth 111,133 euro, Xhenis Çela (e bija e ish deputetit biznesmen Agron Çela)  ka një profil që kombinon jetën urbane (apartament) me pasionet apo investimet specifike, si një mjet lundrimi dhe aksione në një klub futbolli (Shiroka).

Për të llogaritur bilancin total, janë mbledhur vlerat e mësipërme (pasuri të paluajtshme, mjete transporti, aksione dhe likuiditete bankare) të deklaruara deri në datën e fillimit të detyrës:

* Vlera totale e pasurisë në Euro: ~111,133.65 EUR

Tabela e pasurive të deklaruara nga subjekti Xhenis Agron Çela dhe bashkëshorti i saj, Ergin Fatmir Axhani, e konvertuar plotësisht në Euro.

Lloji i Pronës / Asetit    Vlera në Euro
Apartament (158.71 m2)    2.    ~92,981.62 EUR
Automjet (Mjet rrugor)    4.    7,000.00 EUR
Mjet i vogël lundrimi (Mjet detar)    6.    8,000.00 EUR
Llogari rrjedhëse (Xhenis Çela)    8.    ~1,610.10 EUR
Aksione (Shoqëria "NORTH DISTRIBUTION")    10.    ~1,010.10 EUR
Aksione (Shoqëria "Klubi Futbollit Shiroka")    12.    ~505.05 EUR
Llogari rrjedhëse (Ergin Axhani)    14.    ~26.78 EUR
Llogari rrjedhëse (Euro - Gjendja 0)    16.    0.00 EUR
Ora 22:07
Pasuria e deputetëve të rinj/ Admir Kadeli, ‘Latifondisti i Trashëgimisë’

1769289338_admirkadeli.jpg

Në letër, Admir Kadeli ka 132,056 euro pasuri, por kjo shifër nuk pasqyron pasurinë e tij të vërtetë. Ai është pronar i madh tokash, trashëguar nga i ati i tij, ish deputeti, Gjovalin Kadeli. Ai ka një listë pafund me pyje, arra dhe troje të trashëguara që nuk kanë një vlerë monetare të shënuar, dhe që i zotëron 50 %. Megjithëse cash-i i tij është i moderuar, potenciali i pasurisë së tij të paluajtshme në veri të vendit është i pamatshëm, duke e bërë një "pronar tokash" brenda parlamentit.* Pasuria e Admir Kadelit: 88 000 EUR.

* Pasuria e Orjela Kadelit (Bashkëshorte): 43,680 EUR.
* Bilanci Total i Familjes: 132,056 EUR.

Ky bilanc përfshin llogaritë bankare, gjendjen cash, mjetet rrugore dhe njësitë tregtare të blera me të ardhura nga biznesi. Një pjesë e madhe e pasurisë së paluajtshme (apartamente, pyje, tokë arë) është përfituar përmes trashëgimisë dhe në deklaratë nuk u është reflektuar një vlerë monetare specifike për blerje apo vlerësim tregu aktual
Pasuri të trashëguara me bashkëpronësi 

1.    Apartament 261.51 m2
2.    Apartament 47.79 m2
3.    Pyll 3000.00 m2
4.    Pyll 3000.00 m2
5.    Njësi 49.00 m2
6.    Arë 2011.00 m2
7.    Arë 2672.00 m2
8.    Arë 6024.00 m2
9.    Arë 120.00 m2
10.    Pemëtore+Truall 1500.00 m2
11.    Pyll 1035.00 m2
12.    Pyll 704.00 m2
13.    Pyll 18404.00 m2
14.    Pyll 3038.00 m2
15.    Truall + Ndërtesë 180.00 m2
16.    Apartament 42.00 m2
17.    Apartament 98.70 m2
18.    Apartament 74.00 m2
19.    Apartament 97.17 m2
20.    Apartament 61.34 m2
21.    Apartament 54.00 m2
Ora 21:59
Pasuria e deputetëve të rinj/ 'Unaza e artë', partneri i Sara Miles me pasuri 1 milion euro

 

1769288821_saraaaaa.jpg

Në rastin e deputetes Sara Mila, narrativa ndryshon fokus. Ndërsa ajo vetë deklaron një pasuri modeste prej rreth 33 mijë eurosh, "hija" financiare e partnerit të saj, Aleksandro Bardhi, e rrit totalin e familjes në mbi 1.13 milionë euro. Kjo është një histori ku pasuria e paluajtshme (apartamente, garazhe, vreshta e ullishte) dhe aksionet në industri (Anmetal) janë të përqendruara te personi i lidhur, duke krijuar një profil ku pushteti politik dhe kapitali i biznesit bashkëjetojnë nën të njëjtën çati.

* Vlera totale e pasurisë së Sara Milës: 33,236.69 €

* Vlera totale e pasurisë së Aleksandro Bardhit: 1,100,169.00 €

Përveç pasurive, burimet tregojnë se subjektet kanë edhe detyrime financiare (kredi dhe karta krediti) që arrijnë në një total prej 10,162.53 EUR në shuma të pashlyera.
Automjet (në përdorim) – Sara Mila 28,900.00 €
Gjendje cash 3,000.00 €
Llogari rrjedhëse (1,984.23 ALL) – Sara Mila
Llogari kursimi (1,313.37 €) – Sara Mila
Garazh (33.78 m2) – Aleksandro Bardhi 45,429.00 €
Apartament (80.70 m2) – Aleksandro Bardhi 232,300.00 €
Garazh (15.00 m2) – Aleksandro Bardhi 25,000.00 €
Apartament (95.97 m2) – Aleksandro Bardhi 191,940.00 €
Vreshtë (800.00 m2) – Aleksandro Bardhi 36,000.00 €
Ullishte (700.00 m2) – Aleksandro Bardhi 42,000.00 €
 Automjet – Aleksandro Bardhi 14,500.00 €
Motomjet – Aleksandro Bardhi 1,000.00 €
25% e aksioneve në "Anmetal SHPK"  Aleksandro Bardhi 500,000.00 €*
Gjendje cash 12,000.00 €
Ora 21:55
Pasuria e deputetëve të rinj/ Ana Dajko, 1 milionë eurot e deputetes rastësore të Lapajt

1769288333_anadajko.jpg

Me mbi 1.19 milionë euro, Ana Dajko përfaqëson një nga surprizat e këtij monitorimi. Ajo u bë aksidentalisht deputete nga Partia e Adriatik Lapajt, dhe u shfaq me emocione që i penguan të folurën për gazetarët, një herë të vetme që është pyetur nga media. Një pjesë e rëndësishme e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë "Dajko-Koci SHPK", por ajo që bie në sy është disiplina bankare: depozita të shumta dhe fonde investimi që e kalojnë vlerën e 1 milion eurove, duke e bërë profilin e saj shumë solid në aspektin e likuiditetit.

Vlera totale e akumuluar e pasurive të deklaruara nga subjekti dhe bashkëshorti është përafërsisht:

Totali i pasurisë: ~1,193,184 Euro
Apartament (50%)      77,911.68 €
Apartament (50%)      26,379.58 €
Ndërtesë (50%)           48,000.00 €
Apartament (50%)      80,114.75 €
Automjet (50%)          27,500.00 €
Automjet (50% - Spiro)          7,056.67 €
Aksione: DAJKO - KOCI SHPK (33%)        330,000.00 €
Kursime Cash (Ana)   5,000.00 €
Kursime Cash (Spiro) 5,000.00 €
Llogari rrjedhëse (Ana)          2,068.26 €
Llogari kursimi (Ana) 16,045.77 €
Llogari page (Ana)      5,949.10 €
Llogari bankare (Kursimi/Rrjedhëse - Shared/Spiro) 37,258.98 €
Depozitë bankare (Ana - 100%)         60,000.00 €
Depozitë bankare Shumëemërore (Shared)    284,384.75 €
Fonde investimi (Ana) 111,525.36 €
Llogari individuale Spiro (USD/EUR/ALL)  91,989.31 €
Ora 21:46
Pasuria e poltikanëve të rinj/ Evis Sala, ‘Ministrja me portofol ndërkombëtar’ me mbi 5 mln euro

1769287903_evissala.jpg

Evis Sala, e cila u bë e njohur masivisht për shqiptarët si surpriza e Edi Ramës në shtator si ministre e shëndetësisë, ka një pasuri rreth 5.31 milionë euro. Ajo spikat për një sofistikim financiar të rrallë: fonde investimi miliona euroshe dhe llogari pensioni në valuta të huaja (USD, GBP). Edhe pse zotëron apartamente luksoze, pjesa dërrmuese e pasurisë së saj "flet" anglisht, duke u investuar në tregjet kapitale jashtë vendit, ndërkohë që mban ende një kredi bankare si detyrim aktiv.

Evis Bashkim Sala, me funksion Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka deklaruar pasuritë e saj dhe të personave të lidhur (bashkëshorti Gëzim Selenica dhe djali Pier Selenica) para fillimit të detyrës në vitin 2025

Vlera Totale e Aseteve (Pasuri e paluajtshme, llogari, investime): Përafërsisht 5,640,000  EUR.

Detyrimet Financiare: Subjekti ka deklaruar një kredi bankare të pashlyer në vlerën 329,355  EUR.

Bilanci Neto (Asete - Detyrime): Përafërsisht 5,310,644.29 EUR

Apartament 189 m2 (Evis Sala)          1,020,000.00 €
Apartament 68.10 m2 (Evis Sala)       18,600.00 €
Apartament 48 m2 (Pier Selenica)      339,150.00 €
6% aksione në "LUCIDA MEDICAL" (Evis Sala)    714,000.00 €
Para jashtë sistemit bankar (Evis Sala)           14,000.00 €
Llogari rrjedhëse (Evis Sala)  39,685.94 €
Llogari rrjedhëse (Evis Sala)  15,898.29 €
Llogari kursimi (Evis Sala)     357,100.00 €
Llogari rrjedhëse (Evis Sala)  383.05 €
Fond Investimi (Evis Sala)     612,807.30 €
Fond Investimi (Evis Sala)     1,640,290.00 €
Fond Pensioni (Evis Sala - USD)       441,762.00 €
Fond Pensioni (Evis Sala - 3 llogari GBP)     387,200.00 €
Llogari kursimi/rrjedhëse GBP (Evis Sala)    26,165.00 €
Llogari të përbashkëta (Evis/Gëzim 50% - USD)      6,000.00 €
Llogari rrjedhëse (Gëzim Selenica)    2,000.00 €
Llogari rrjedhëse (Pier Selenica)        12,652.00 €
Karta Krediti - Balanca negative (Evis/Gëzim)          -7,100.00 €
Ora 21:36
Pasuria e deputetëve të rinj/ Vasil Llajo, ‘Manjati i Shëndetësisë’ me mbi 13 mln euro pasuri

1769288944_vasilllajo.jpg

Me një pasuri që kap shifrën prej 13.68 milionë eurosh, Vasil Llajo qëndron në majën e piramidës. Narrativa e tij është ajo e një investitori të fuqishëm që i ka shtrirë pasurinë në pasuri të paluajtshme (nga apartamentet te godinat miliona euroshe) dhe në sektorin laboratorik (Intermedica). Ai shfaqet jo vetëm si pronar, por edhe si një "bankier" privat, duke dhënë hua qindra miliona lekë për palë të treta.

Vlera totale e aseteve (Pasuria Bruto): Rreth 15 milionë Euro.

Pasuria Neto (Asetet minus Detyrimet): Rreth 13.68 milionë Euro.

Kjo llogaritje përfshin vetëm asetet personale të Vasil Llajos. Burimet përmbajnë gjithashtu deklarata të veçanta për familjarët e tij (bashkëshorten Anila, djalin Aris dhe vajzën Polina), të cilët zotërojnë pasuri shtesë të konsiderueshme në formë aksionesh dhe pronash.

1. Garazh: 221,876.00 EUR.
2. Apartament: 124,124.00 EUR.
3. Apartament: 64,768.00 EUR.
4. Apartament: 105,864.00 EUR.
5. Apartament: 64,152.00 EUR.
6. Arë: 1,810,000.00 ALL.
7. Truall: 1.00 ALL.
8. Arë: 153,982.00 EUR.
9. Arë: 176,020.00 EUR.
10. Godinë: 140,458.00 EUR.
11. Godinë: 95,542.00 EUR.
12. Godinë: 337,240.00 EUR.
13. Godinë: 727,970.00 EUR.
14. Garazh: 500,000.00 ALL.
15. Apartament: 2,740,000.00 ALL.
16. Godinë: 246,660.00 EUR.
17. Vilë: 49,458.00 EUR.
18. Truall: 7,793.00 EUR.
19. Shesh: 18,250.00 EUR.
20. Apartament: 70,433.00 EUR.
Aksione dhe Likuiditete
• Aksione:
o Mediplat: 321,000.00 EUR.
o Paniatriki: 280,000.00 EUR.
o Nea Paniatriki: 351,000.00 EUR.
o Vitros Lab: 1,000.00 ALL.
o  Klinika Akili: 500.00 ALL.
o INTERMEDICA CENTER: 160,000,000.00 ALL.
• Gjendje cash: 1,100,000.00 ALL.
• Llogari bankare: Balanca të ndryshme në euro dhe lekë, duke përfshirë shumat 3,064 EUR, 165 EUR, 352 EUR, 2,362 EUR, 10,322 ALL, 52,648 ALL, 94,587 ALL, 871,735 EUR dhe 48,571 EUR.
•Huadhënie: Nëntë hua të dhëna palëve të treta me vlera si 68,000 EUR, 850,000 EUR, 355,000 EUR, 250,000 EUR, dhe shuma të mëdha në lekë si 290,204,113 ALL dhe 353,518,787 ALL.
• Fonde investimi: Tri investime me vlerë 33,166 EUR, 33,100 EUR dhe 48,500 EUR.