Sheiku Gjin Gjoni, i cili u katapultua si deputetet nga Sali Berisha në listën e Partisë Demokratike, rezulton një prej deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. I njohur ndryshe edhe si sheiku i drejtësisë, Gjin Gjoni u largua nga drejtësia në vitin 2020 duke dhënë dorëheqje dhe duke mos u përballur me procesin e vettingut.
Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKPI, para fillimit të detyrës si deputet, Gjin Gjoni deklaron dy vila me vlerë rreth 1.3 milionë euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e pasurisë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi deklarojnë të ardhura nga pagat, bizneset dhe qiratë.
Ajo çfarë është e dyshimte në deklaratën e pasurive të çiftit Gjoni është se të dy kanë dhënë qindra mijëra euro hua të dyshimta. Vetë Gjoni deklaron 12 raste të dhënies së huave që kapin vlerën e 170 mijë eurove, ndërsa bashkëshortja e tij deklaron 44 raste të dhënies së huave që kapin një vlerë 600 mijë euro. Bashkëshortja e Gjonit rezulton të ketë 100% në pronësi 6 kompani, ndërsa tek Agro Gjoni ka vetëm 14.29 %.
Bashkëshortja e tij ka aksione në kompanitë; Agro Gjoni, Luxury Diverse, Albcos Albanian Cosmetics, Best Buy Drug Store, Bio Gourmet dhe Prestige Group.

Kliko këtu për të lexuar deklaratën e pasurisë
Komente










Nuk e kam iden se zoteria ka mbaruar studimet tek plepat apo e pagoj dipllomen.Te habit fakti qe ky njeri se bashku me bashkeshorten japin lek djathtas e majtas borxh,ndoshta duhet verifikuar mir nga shteti.Pastaj nje injorante drejtesie qe nuk perballet me vetingun dhe PD ma propozon deputet,perkthyer ne shqip do te thot se " nqse vjedh dhe PD jà te jep vend per deputet,esht vetem turpe.
PërgjigjuOs e shani gjin gjonin kapartonin e skaduar se ska lezet ky ēshtē me titull Doktor pa shkoll tē lart njē malok i flliqur ordiner.
PërgjigjuThjesht per kuriozitet,por edhe ketija i paguhen nga Kuvendi,djetat,karburanti,telefonat,akomodimi,qeraja,udhetimet?!
PërgjigjuKy eshte nder kokat e narko shtetit Berishian.Ky ka nxjerre nga burgu krye narko trafikantin turk qe mbahej i burgosur ne Tirane me kerkese te Gjermanise. Ka nxjerre edhe narko trafikante te tjere qe kishin trafikuar 40 Kg heroine. Eshte i korruptuar deri ne palce.
Përgjigju