Politika uron Kombëtaren për kualifikimin në Euro 2024! Begaj: E merituar! Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike

Politika uron Kombëtaren për kualifikimin në Euro 2024! Begaj: E merituar! Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike

Cikalleshi dhe Bare me flamur

Kombëtarja shqiptare është kualifikuar për herë të dytë në një kampionat europian. Pas barazimit me Moldavinë me rezultatin 1-1, Shqipëria u kualifikua në krye të grupit E për në Euro 2024.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe politika shqiptare, me urime për kuqezinjtë të cilët e arrijnë për herë të dytë në histori një sukses të tillë.

I pari që ka reaguar ka qenë Rama i cili ka postuar një foto në facebook, ndërsa në mbishkrim falënderonte kuqezinjtë për dhuratën e bukur.

Një urim ka ardhur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që e cilësoi si një "festë të madhe" kualifikimin për herë të dytë në Europian. 

Gjithashtu edhe presidenti Begaj, ka falënderuar kombëtaren për emocionet e dhuruara.

“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!”- shkruan Begaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Kombëtarja në Euro 2024, Braçe: Treni kuqezi mbërrin në Berlin! Në Evropë që sot

1700255851_finalprojekt.01142515.Still087.jpg

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas kualifikimit të kombëtares kuqezi në Euro 2024. Ai e quajti këtë vitin më të mirë të shqiptarëve ndërsa shkruajti si më poshtë:

UUUUUUUFFFFFFFFFF!

TRENI???? KUQ???? E ZI⚫️ MBERRIN NE BERLIN!

QUALIFIERS OFF, FINALS OOONNN!

VITI ME I MIRE I SHQIPTAREVE???? KOMPLETOHET!

NE EVROPE QE SOT!

 

Ora 20:42
Shqipëria në Euro 2024, Meta: Kualifikim historik, shkëlqimi i kuqezinjve do jetë po aq i zakonshëm në kampionatin europian

1700250612_kombetarjashqiptare.PNG

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kombëtaren dhe tifozët kuqezi për arritjen e kualifikimit në Euro 2024. Në një postim të bërë në facebook, Meta shprehet i bindur se shkëlqimi do jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian që do luhet në vitin e ardhshëm.

“Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar. Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar”- shkruan Meta.

 

Ora 20:40
Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në EURO2024, Kurti: Festë e madhe që do vazhdojë

1700250202_jujujuffff.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kombëtarja shqiptare është kualifikuar për herë të dytë në një kampionat europian. Pas barazimit me Moldavinë me rezultatin 1-1, Shqipëria u kualifikua në krye të grupit E për në Euro 2024.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe politika shqiptare, përfshirë dhe politikanët nga Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë dhe kombin shqiptar në tërësi për këtë arritje.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”- shkruan Kurti.

Ora 20:13
Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në një europian, reagon Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kualifkimit të Shqipërisë në një europian për të dytën herë në histori. 

Duke postuar një foto të tabelës së grupit E ku Shqipëria renditet e para me 14 pikë, Rama falenderon kuqezinjtë për kualifkimin. 

"Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike"- shkruan Rama. 

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiponjat Kuqezi: 18/11/2023 23:57

    Turp ta bente ndonje tjeter,por kur e ben kryeministri kesaj cfare emri ti veme?!

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/11/2023 22:08

    Duhet të jesh jo shqiptarë që ta shëmtosh shqiponjën du krenare në këtë mënyrë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

SHBA e konfirmon: Dërgesa e armëve në Izrael është bllokuar

SHBA e konfirmon: Dërgesa e armëve në Izrael është bllokuar