Politika “zero COVID” është hequr në Kinë, por shkencëtarët gjithësesi janë të shqetësuar për përhapjen e sëmundjes.Sipas shkencëtareve, nëse një përhapje tjetër masive ndodh, do shkaktojë vdekjen e 2 milionë njerëzve. Kjo për arsye sepse lehtësimi i menjëhershëm i kufizimeve ka rritur frikën, veçanërisht tek të pavaksinuarit dhe personat me sistem të dobët imunitar.
Gjithashtu, edhe rihapja e bizneseve, fillimi i mënyrës së jetesës siç ka qenë më parë mund të shkaktojë rritje të numrit të rasteve të të infektuarve që mund të kenë edhe pasoja për jetën.
“Kina mund të regjistrojë 1.3 milion deri në 2.1 milion viktima nëse heq totalisht politikën e saj “zero COVID”, për shkak të normave të ulëta të vaksinimit bazë dhe dozave përforcuese dhe mungesës së imunitetit”, tha kompania britanike e informacionit dhe analizës shkencore Airfinity në fund të nëntorit.