Politikanët në karikaturë “Drejt Europës” 

Politikanët në karikaturë “Drejt Europës” 
Sequi, Wolfart dhe Arvizu që shtyjnë përpara makinën e politikës shqiptar, ishte një ndër karikaturat më të spikatura të ekspozitës “Drejt Europës” të mjeshtrit Bujar Kapexhiut.

Kjo ekspozitë solli për publikun dhe dashamirësit e këtij arti politikën europiane në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

karikaturat

Në kuadrin e javës europiane kjo ekspozitë u mendua të shfaqej në ambientet e Qëndrës së Informimit Europian me ndihmesën e veçantë të ambasadorit Ettore Sequi.

Në këtë ekspozitë të veçantë artisti Bujar Kapexhiu u shpreh se me anë të saj ai do të përçoi mesazhin për një dialog të politikanëve në momentin kur edhe një muaj na ndajnë nga marrja e statusit të vendit kandidat në BE.

karikaturat

“Kjo ekspozitë është ajo që kanë kërkuar dhe vëtë europianët për dialog, një bashkëjetesë paqësore dhe jetësore mes politikanëve për të shkuar drejt dyerve të BE-së”, tha Kapexhiu.
 
Arti i karikaturave të Kapexhiut i vendos politikanët në situata të ndryshme, në të cilat roli i tyre ka patur peshën kryesore në pranimin e statusit kandidat të Shqipërisë në BE.

karikaturat

E kjo e ka shtyrë më tepër Kapexhiun që t`i vendosë karikaturat e tij në një ekspozitë para se Shqipëria të marrë statusin në qeshor. Në të gjitha karikaturat shprehen kontaktet, peripecitë dhe kontratat mes politikanëve të huaj dhe shqiptarë.

Kapexhiu thotë se personazhët politikë janë paraqitur me vërtetësinë më të madhe. “Në përplasjen që ka patur pozitë- opozitë ne jemi penguar. Të dyja palët na kanë penguar për mos koordinimin mes tyre dhe mos dialogimin e tyre”, shprehet Kapexhiu lidhur me hyrjen e Shqipërisë në BE.
 
Për të bërë një karikaturë ajo ka një stil të veçantë ndryshe nga piktura apo artet e tjera figurative. Këndi i vështrimit për të bërë një karikaturë është humoristik. Edhe në një dramë apo tragjedi gjithmonë ka kënde humoristike në të cilat karikaturisti mundohet që të kap këtë. Mund të jetë e trishtueshme por duke e hedhur në karikaturë edhe do të “godas” por edhe do t`i jap buzëqeshje publikut.
 
karikaturat

Kapexhiu thotë: “Karikatura është një vërrejtje, “një shkulje veshi” për politikanin që me buzëqeshje ai të rregulloi diçka”.
 
Arti i karikaturistit nuk kritikohet nga personazhët e saj pasi Kapexhiu kujton që në kohën e diktaturës nuk guxonte të shfaqte karikaturat e tij. Arti i karikaturës tashmë është kuptuar që është një art që pëlqehet nga publiku dhe e mirëkuptojnë këtë. Është një publicitet që i bëhet politikanëve thotë Kapexhiu.

Ekspozita do të qëndroi e hapur deri më datë 16 maj. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit