Politikanët në SPAK/ Petraj: Ka përfunduar cikli për ta! Këtë muaj priten arrestime të tjera! Softa: Do dalin para ligjit

Avokati Edmond Petraj dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentuan në ‘Studio Live’ lëvizjet e fundit të SPAK. Petraj thekson për Arbër Hitajn se politikanët duhet të përballen me organet e akuzës si çdo qytetarë i zakonshëm, pasi ka përfunduar cikli për ta.

'Sot të përballesh me akuzën si qytetarët e tjerë, do shikosh se çdo të thotë organ akuze. Akoma ecin me mendimin se ç’kam qenë. Ka përfunduar cikli. Është rotacion. Edhe pse do zgjidhen me lista të mbyllura, këta nuk do bëjnë betimin.'

Softa shprehet se këto janë procese gjyqësore, ndërsa klasa politika nuk ndërrohet me një të thënë ‘Ik’, pasi ka platforma dhe votues.

'Analiza ime është qëndrueshmëria ndaj proceseve që ka ngjashmëri. Nuk duhet të themi largohu se ke plotësuar ciklin. Nuk mund të largohet me Rama ik, Berisha ik apo Meta ik. Janë procese, ka votues, platforma dhe sfida. Po flasim për një proces gjyqësor, ka ngritur akuzat dhe gjykata do përballet me të. Bazuar në ligj.'

Petraj vijoi më tej duke thënë se së shpejti priten arrestime të reja nga sistemi gjyqësor por edhe nga politika.

'Mendoj se mund të kemi lëvizshmëri. Ngelet për tu parë. Mund të arrestohen dhe persona të tjerë. Kjo është pjesë e sistemit të drejtësisë. Për politikën është e tëra në proces. Këtë muaj mund të kemi lëvizje konkrete. Janë marrë dosjet e Inspektoriatit të deklarimit të pasurisë. Subjektet e 10 vjeçarit janë marrë të gjithë. se ça del nga ajo, mbetet për tu parë. E shikoj se pjesa e ciklit ka përfunduar. Në pjesën e zgjedhjeve do duket faktike.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit me një kompani energjetike ukrainase

Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit me një kompani energjetike ukrainase