Politikani serb u dhunua pasi nderoi Adem Jasharin, Gazetari Hasani: Dhunuesi me maskë në fytyrë ishte Radoiçiç 

I ftuar sot në një lidhje ‘Skype’ për emisonin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, gazetari Hasan Hasani, ka folur për dhunën e ushtruar ndaj politikanit serb, Nikola Sandulovi, pasi nderoi Adem Jasharin.

Ai tha se raste të tilla konfirmojnë edhe një herë qëndrimin politik të Serbisë se kushdo që nga politika do të tentojë njohjen e pavarësisë së Kosovës apo edhe të pranojë gjenocidin e ushtruar në Kosovë do ta pësojë si Nikola Sandulovi, pra një politikan serb i cili kishte bërë homazhe tek familja Jashari dhe kishte pranuar se Serbia ishte kryer gjenocid.

"Ky është një mesazh i qartë edhe për partitë opozitare për cilindo politikan serb, i cili dëshrion të bëjë gjeste të tilla, e cila dëshiron ta ulë Kosovën, pra të pranojë Kosovën dhe gjenocidin ndaj Kosovës do ta pësojë njëjtë si Sandulovi, i cili është dhunuar nga bija serbe. Avokati i tij ka konfirmuar se Sandulovi është rrahur edhe nga Radoiçiç, krimineli i cili po kërkohet edhe nga SHBA, i cili është i përfshirë edhe në sulmin e Banjskës. Ai pretendon se personi me maskë në fytyrë kishte njohur që ishte pikërisht Radoiçiç, që sipas tij qëndron prapa aktit dhe dhunës që është ushtruar ndaj tij. E gjitha kjo po bëhet për pushtetin dhe jo për politikën, opozita nuk ka një raport të qartë në raport me Kosovën", tha Hasani.

Hasani tha se Vuçiç kontrollon të gjitha mediat prandaj edhe rasti i Sandulovi nuk është publikuar në asnjë media serbe dhe se nuk do të ketë jo vetëm lajme por edhe reagime nga opozita apo pushteti.

Duke komentuar vendimin e Serbisë për rivendosjen e shërbimit ushtarak gazetari komenton se do sjellë edhe reagimin e të rinjve nga Presheva. Ai tha se Ministri i Punëve të Brendshme, Millosh Vuçeviç, ka marrë një propozim nga shtabi i ushtrisë serbe që të fusë ushtrinë si detyrim me një afat prej 4 muajsh, por ky propozim ende nuk ka kaluar, kjo pasi nuk është formuar ende qeveria e re e Vuçiç.

Ai shtoi se ky ishte një lajm e cila shqetëson shqiptarët e Luginës së Preshevës, pra është një kërcënim potencial dhe se ata nuk do pranojnë të kryejnë shërbimin ushtarak në Serbi pasi nuk duan të përfundojnë përsëri të vrarë dhe të dhunuar.

"Gjatë shërbimit ushtarak ndër vite ka pasur viktima të shumta ku shumë shqiptarë kanë humbur jetën atje pra një numër i madh i tyre në mënyrë drastike janë dhunuar psikologjikisht dhe kanë përfunduar në vetëvrasje dhe kemi shumë raste nga Presheva, ku shumë ushtarë të asaj kohe të çeko-sllovakisë ishin vrarë nga kazermat e Serbisë. Nuk besoj se një shqiptar i Luginës do të mund të shkonte dhe të kryente shërbimin ushtarak në Serbi sepse dihet si do të përfundonte. Unë e di që Shqiptarët do të tregojnë maturi dhe nuk do bien pre e lajmeve të tilla sepse edhe Serbia nuk do mund të gjente një 28-vjeçar sepse shumica prej tyre kanë emigruar dhe po emigrojnë drejt Gjermanisë. Serbia sa herë gjendet në situata të tilla shpik situata të reja, dhe mendoj se kjo është taktikë e re e tyre për të mënjanuar apo për t'iu shmangur të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe nuk mendoj se këto të fundit do të mund të merrnin guximin të kryenin shërbimin ushtarak në Serbi pasi janë persekutuar vazhdimisht dhe nuk besoj se duan të përfundojnë përsëri të vrarë dhe të dhunuar", tha Hasani.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë