Politikania dhe sociologia e njohur nga Beogradi,Vesna Peshiç thotë se vendosja e kufijve të rinj në Ballkan do të shkaktonte vuajtje të mëdha, shkatërrim dhe jostabilitet. Ajo thotë se koncepti është millosheviçjan

"Unë jo vetëm që e hedh poshtë, por ndjej neveri ndaj idesë së ‘vendosjes së kufijve etnikë’. Përherë e kam hedhur poshtë konceptin radikal (sheshelian, v.j.) dhe millosheviqian të ‘shtetit etnik’, përkatësisht njëfarë pronësie etnike mbi territoret si dhe luftërat e tyre të përgjakshme dhe kriminale që zhvilluan për të zaptuar dhe bashkuar ‘tokat etnike serbe’», deklaroi Vesna Peshiq në një intervistë me revistën 'Vreme' të Beogradit.

Sipas saj, praktika e vendosjes së kufijve etnikë është dëshmuar si e dhunshme dhe kriminale, madje është një koncept millosheviçjan.

"Rikufizimi etniko-territorial, sipas Peshi, ka shkaktuar vuajtje të mëdha të njerëzve, shkatërrim dhe jostabilitet të Serbisë dhe vendeve fqinje që u themeluan në truallin e ish-Jugosllavisë. «Pa shihni tani sërish duan të njëjtën: ta copëtojnë Kosovën dhe Serbinë në pjesëza etnike të tokës, t’i shkëmbejnë toka si në Pazar dhe të shpërngulin njerëz. Kjo është absolutisht e papranueshme",- thotë ajo.

"Shpresoj se BE do të reagojë kundër këtyre dakordimeve, veçanërisht më duket se Gjermania nuk do të lejojë ‘rikufizimet’ etnike dhe rikthimin e konflikteve në Ballkan".