Një masë që edhe pse pritet të ketë një efekt financiar prej 1.1 miliardë lekë në buxhetin e shtetit shihet si një mënyrë për të reduktuar informalitetin, për ta bërë industrinë më të konkurrueshme, për të shtuar vendet e punës, por edhe të nxitur investimet e huaja. Kësaj logjike i është bashkuar edhe analiza e bërë nga HOTREC sipas së cilës: “ Një TVSH e ulët në turizëm në periudhë afatgjatë, e aplikuar nga të gjithë shtetet anëtare e aplikueshme në hotele dhe në dy të tretat e restoranteve është çelësi i një destinacioni konkurrues në turizëm.
Në Europë, numri i turistëve ndërkombëtarë ka ardhur në rënie nga 60% në 51% në periudhën 1990 – 2015. Europa renditet e dyta sa i përket të ardhurave të siguruara nga turistët e huaj me 336,6 miliardë euro, duke u renditur pas Azisë dhe Paqësorit. Ritmi i rritjes së të ardhurave ka qenë më i ulët se në pjesën tjetër të botës përkatësisht me 1.5% dhe 3,4% në 2012, ndërsa në 2015 4.3% kundrejt 4.4% në botë. “Ne e vlerësojmë raportin e hartuar nga HOTREC dhe besojmë se diskutimi mbi një sistem të voltishëm taksimi ndihmon në realizimin e politikave që rrisin punësimin dhe zhvillojnë ekonominë’ tha Taleb Rifai, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit (UNËTO).
TVSH e ulët në turizëm
Për herë të parë Shqipëria duket se po ndjek zhvillimet e vendeve të BE-së sa i përket politikave incentivuese fiskale në turizëm. Reduktimi në 6% e TVSH-së në sektorin hotelerik do ta rendis atë krahas vendeve të tjera. Në analizën e saj HOTREC, nënvizon se tendencat negative të turizmit mund të kthehen në pozitive nëse zbatohet një normë e ulët e TVSH-së. Kjo do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës në industrinë e turizmit. Në dekadën e fundit sektori i akomodimit krijoi 2.5 milionë vende të reja pune (29% rritje, 7 në 1 vende të hapura). “Mbajtja e një niveli të ulët të TVSH-së sektorin e akomodimit dhe të shërbimit është e rëndësishme për mbështetjen e 2 milionë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ( 1.8 mln për akomodimin), ku 93% janë mikro”, tha Susanne Kraus-Ëinkler, presidente e HOTREC. “TVSH-ja duhet të mbahet e ulët në terma afatgjatë. 25 nga 28 vende të BE-së e aplikojnë atë në hotele dhe restorante”, tha ajo.
HOTREC është organizata që përfaqëson hotelet, restorantet dhe kafenetë në Europë. Kjo industri përfshin 1.8 milionë biznese nga të cilat 99% janë të vogla dhe të mesme (91% janë të vogla me 1-10 punonjës). Këto biznese janë 59% me vlerë të shtuar. Industria e akomodimit llogarit 10.2 milionë vende të reja pune. Së bashku me atë të turizmit vlerësohet si një nga industritë më të mëdha. Aktualisht, 22 vende anëtare të BE-së aplikojnë normë të reduktuar të TVSH-së për akomodimin në hotele dhe 20 prej tyre aplikojnë një normë më të vogël se 10%.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com