Politikat fiskale/ Tatimet nisin aksionin e radhës: Tani në fokus taksat mbi qiratë

Politikat fiskale/ Tatimet nisin aksionin e radhës: Tani në fokus taksat mbi qiratë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi dje se, pas aksionit kundër informalitetit në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, tani do të përqendrohet në verifikimin e pagesës së detyrimeve tatimore për Tatimin mbi Qiranë nga tatimpaguesit e regjistruar. Qëllimi i këtij aksioni do të jetë në disa drejtime. Sipas Tatimeve, në radhë të parë, do të verifikohen ata tatimpagues të cilët janë aktivë, por nuk janë të regjistruar si pagues të Tatimit në Burim, në masën 15% të fitimit nga qiraja.

Në radhë të dytë, verifikimi do të ketë të bëjë me ata tatimpagues që janë të regjistruar, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë dhe së treti tatimpaguesve të cilët e paguajnë këtë tatim, por vlera e tyre nuk përputhet në një Vendim të Këshillit të Ministrave datë 3.6.2015 “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”.

Kontrollet
Për kategorinë e tatimpaguesve që nuk kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim, Administrata Tatimore do të verifikojë nëse ambientet në adresat e deklaruara ku zhvillohet aktiviteti janë pronë e shoqërisë (vërtetuar me aktet e pronësisë); ambientet ku zhvillohet aktiviteti janë me kontratë qiraje dhe vlera e qirasë sipas kontratave të lidhura paguhet me faturë tatimore, (vërtetuar nga fatura tatimore për qira, qoftë kjo me TVSH apo e përjashtuar). Po kështu, edhe ambientet ku zhvillohet aktiviteti janë me kontratë qiraje dhe nuk janë regjistruar për të deklaruar e paguar Tatimin mbi Qiranë. Në këto raste, tatimpaguesit duhet të regjistrohen në përgjegjesinë tatimore të Tatimit në Burim për të deklaruar e paguar Tatimin mbi Qiranë.

I njëjti verifikim do të bëhet dhe për ata tatimpagues, të cilët kanë përgjegjësi tatimore dhe deklarojnë, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë. Në të gjitha rastet ku tatimpaguesit, rezultojnë me kontrata qiraje të paregjistruara, do të ndërmerren veprimet ligjore për përfshirjen e tyre në përgjegjësine tatimore të Tatimit në Burim, si dhe për pagesën e tij.

Gjithashtu për tatimpaguesit, që tashmë kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim dhe paguajnë Tatim mbi Qiranë, do të verifikohet nëse vlerat e kontratës së qirasë janë në përputhje me çmimet e referencës. Për diferencat midis vlerës së deklaruar dhe vlerës së kontratës do të kryhen rivlerësimet përkatëse.

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve, të cilët ende nuk janë subjekt i pagesës së Tatimit mbi Qiranë, të regjistrohen dhe të paguajnë detyrimin sipas legjislacionit në fuqi.

Paralajmërimi
Edhe më herët këtë vit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi personat e paregjistruar në sistemin e taksave në lidhje me detyrimin për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e shtëpive apo apartamenteve. Kjo mori spunto nga njoftimet se shumë ambjente po jepeshin me qira në zonat turistike, ndërkohë që askush nuk i deklaron ato.

Problemi që shqetëson Tatimet është se, sipas ligjit, individi, përfitues i të ardhurave, është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.

Ligji
Sipas ligjeve në fuqi, deklarimi për qiratë kryhet vetëm elektronikisht, sipas hapave të mëposhtëm: Hyni në faqen zyrare: ëëë.tatime.gov.al; në menynë “e-Shërbime” zgjidhet rubrika “Individët”, në të cilën klikohet për të aksesuar llogarinë e deklarimit elektronik; hapni dritaren e aksesimit në llogari, ku si emër përdoruesi vendoset numri personal (sipas Kartës së Identitetit dhe jepet fjalëkalimi përkatës); për të aksesuar llogarinë, duhet të zgjidhet: “E lexova dhe bie dakord me termat dhe kushtet”; me hyrjen në llogari, në menynë “Deklarata” zgjidhet “Tatimi në Burim”; tek rubrika “Deklarata të padorëzuara” listohen deklaratat, që duhet të plotësohen; zgjidhet periudha për të cilën do të kryhet deklarimi; individi përfitues i të ardhurave, plotëson rubrikën 15 “Pagesat për qiratë” të deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, duke hedhur shumën mujore të përfituar nga qiratë dhe tatimin e llogaritur në masën 15%; duke klikuar butonin “Dorëzo”, deklarimi përfundon dhe dorëzohet në Administratën Tatimore.

Pas dorëzimit, deklarata mund të printohet për efekt dokumenti, duke klikuar butonin “Printo”. Për kryerjen e pagesës, individi, përfitues i të ardhurave, në menynë “Deklarata të dorëzuara”, zgjedh periudhën përkatëse dhe shtyp butonin “Printo Urdhër Pagesë”. Ky urdhër i printuar shërben për të kryer pagesën në sportelet e bankave të nivelit të dytë.

Evazioni
Shumëkush që ka marrë mjedise me qira në sezonin veror nga persona privatë që zotërojnë shtëpi në bregdet apo në rajone malore, ka konstatuar se nuk ka bërë asnjë kontratë dhe nuk është pajisur me asnjë lloj fature fiskale në momentin e pagesës. Por nuk është vetëm kjo. Edhe në ato raste kur dikush deklaron qiranë, konstatohet se shumë herë ajo është mjaft e ulët. Logjika thotë se, sa më e ulët të jetë qiraja, aq më i ulët do të jetë edhe detyrimi që duhet të paguhet në shtet (15% e shumës). Por shteti e ka marrë parasysh tendencën në fjalë, duke i dalë përpara me caktimin e çmimeve referencë, sipas zonave të ndryshme të vendit. 

Në asnjë rast, vlera e dhënies me qira të ndërtesës nuk mund të jetë më e vogël se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në një VKM. Pra, pavarësisht se sa e deklaron një person apo një subjekt tregtar qiranë në kontratë, shteti e njeh atë në përputhje me vlerat e caktuara në VKM: Vlera minimale mujore, për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira, është e barabartë me 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj, e përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

Supozojmë se çmimi i shitjes/metër katror të një apartamenti banimi në qytetin e Tiranës është 190.000 lekë dhe sipërfaqja e këtij apartamenti është 70 m2. Vlera minimale e qirasë mujore, për çdo metër katror, në këtë rast, është: 190 000 x 0.3% = 570 lekë për metër katror. Vlera minimale e qirasë mujore, për këtë apartament të dhënë me qira, është: 70 m2 x 570 lekë për metër katror = 39.900 lekë.

Ndërkohë, në rast se çmimi i shitjes/metër katror të një apartamenti banimi në periferi të qytetit të Tiranës është 81.000 lekë dhe sipërfaqja e këtij apartamenti është 70 m2. Vlera minimale e qirasë mujore, për çdo metër katror të këtij apartamenti, është: 81 000 x 0.3% = 243 lekë për metër katror. Vlera minimale e qirasë mujore, për këtë apartament të dhënë me qira, është: 70 m2 x 243 lekë për metër katror = 17.010 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • caron joel: 13/03/2019 01:01

    Ofron kredi nga 1500 deri në 10,000,000 € për këdo që është në gjendje të paguaj me një normë interesi prej 2% - Financimi i huasë - Huaja e pasurive të patundshme - Kredia e makinave - Konsolidimi i borxhit - Blerja e kredisë - Kredia personale - Kreditë komerciale - Kreditë për studentë Ju jeni regjistruar ose bankë e ndaluar. Nëse jeni vërtet në nevojë, ju lutem më shkruani për më shumë informacion. Ju lutem më kontaktoni me email: [email protected].   Sinqerisht. Asnjë refren serioz.

    Përgjigju
  • miri: 26/10/2018 09:47

    Taksa e burimit mblidhet nga qiramarrësi kur në fakt duhet të mblidhet nga qeradhënësi,pra ai që ka marrë një objekt me qera dhe është me nipt ai detyrohet të paguajë edhe taksën e burimit,në fakt pos u pagua nga ai që perfiton nga dhënia me qerae e objektit, shteti nuk ka për ta mbledhur tamam këtë taksë aq më teper që qeramarrësi nuk përfiton nga kjo gjë dhe vetëm bela e ka këtë taksë.

    Përgjigju
  • Popull: 26/10/2018 07:34

    Po cfar takse do vendosni për mua që kam dhënë apartamentin me qira?? , kur ju shtet i qelbur nuk detyroni ndertuesit të na japin hipotekat e pallateve që kemi blerë që para 10 vjetësh. Na jepni hipotekat e shtëpive pastaj kerkoni taksat o bastardër

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë