Politikat tatimore do të rishikohen deri në 2027-ën! Rikthehen taksat për biznesin e vogël, rishikohet TVSH-ja 6% në turizëm

Politikat tatimore do të rishikohen deri në 2027-ën! Rikthehen taksat për biznesin e vogël, rishikohet TVSH-ja 6% në turizëm

Brenda tre viteve të ardhshme politika tatimore në vend pritet të rishikohet në tërësi, duke reduktuar përjashtimet tatimore e deri tek rishikoimi i normave tatimore që aktualisht aplikohen në vend. 

Në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, thuhet se përjashtimet tatimore kanë dëmtuar buxhetin e shtetit, i cili po arkëton më pak para se sa duhet. 

“Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Evropian. Kjo diferencë, lidhet kryesisht me 3 faktorë: Normat përgjithësisht të ulta tatimore që zbaton Shqipëria krahasuar me vendet e BE-së; Përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat për bizneset dhe individët; Mosraportimi/nënraportimi i të ardhurave dhe fitimeve nga bizneset dhe individët”, thuhet në strategji. 

 Për këto arsye qeveria i është rikthyer edhe një herë përjashtimeve tatimore, e tillë si ajo e biznesit të vogël që nuk paguan tatim mbi fitimin dhe TVSH, që është e përjashtuar deri në vitin 2029.

Në dokument thuhet se do të bëhen analiza të thelluara dhe do të shikohet mundësia e rikthimit të tatimit mbi të ardhurat edhe për bizneset e vogla që sot janë të përjashtuara. 

"Rishikimi i skemës së taksimit të bizneseve me të ardhura të ulta, duke aplikuar skema të thjeshta taksim mbi fitimin neto nëpërmjet një niveli të caktuar të shpenzimeve të supozuara në përqindje mbi të ardhurat bruto", thuhet në strategji. 

Jo vetëm tek tatimi mbi të ardhurat, por edhe normat e kufizuara të TVSH-se do të eliminohen. Në strategji thuhet se një analizë e detajuar do të bëhet për sektorin e turizmit që sot paguan 6% TVSH. 

"Në bazë të të dhënave rezulton se për subjektet deklarues deklaratë TVSH që janë në sektorët "Akomodim" dhe "Aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve", të cilët kanë më shumë se 100.000 lekë shitje të tatueshme me 6 %, rezulton të ketë rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH-je në këto fasha ndër vite, rritje me 8% në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, dhe me 17% në 2023 krahasuar me vitin 2022. Gjithashtu, rezulton me rritje edhe TVSH-ja e paguar ndër vite, 40% rritje në 2022 krahasuar me 2021, dhe 40% rritje në 2023 krahasuar me vitin 2022.  Në bazë të analizave, ka potencial për të rritur përputhshmërinë në këtë sektor. Fokusi kryesor i tij do të jetë TVSh-ja, ndjekur nga tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat biznesore, si dhe problematikat që kanë të bëjnë me deklarimin e punonjësve", thuhet në strategji. 

Masa të tjera që parashikohet të merren gjatë periudhës 2024-2027 janë:
- Analiza dhe vlerësim mbi unifikimin e normës tatimore të tatimit mbi fitimin e bizneseve, brenda normave minimale të parashikuara në nismën e BEPS-it (Base Erosion Profit Shifting );
- Analiza e efekteve dhe impaktit real mbi ekonominë, bizneset dhe konsumatorët e incentivave tatimore/tarifave të reduktuara tatimore, të akorduara në periudha të ndryshme, duke adresuar problematikën e krijuar prej tyre
- Synimi drejt incetivimit të sektorëve prioritare duke u bazuar në kosto dhe jo tarifave të reduktuara.;
- Zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale globale, duke ulur pragun e detyrimit për deklarim. Krijimi i njësive të specializuara në administratën tatimore, të dedikuara për kontrollin e individëve me të ardhura dhe pasuri shumë të larta;
- Përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës marxhinale.
- Rritje graduale e pagës minimale për efekt të kontributeve dhe pagës minimale për efekt të tatimit mbi pagën, duke synuar njehsimin e tyre në të ardhmen.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dida: 06/10/2024 22:50

    Jo .jo qe te ulet korrupsioni hiqni kontrollet tatimoreprane subjektit, kontrolli te behet nga zyra e tatimeve se te gjitha jane ne sistem. Kontrollet sot jane kthyer si punime me nenkontraktore duke ja bere raport kontrollin vete subjekti.

    Përgjigju
  • Velo: 21/09/2024 12:04

    Lufta kunder informalitetit eshte shume me productive se rritja e taksave. Por qe te realizoje kete duhet te zhduk korrupsionin ne administrate. Qe te ule korrupsionin ne administrate duhet te vendosesh njerez te after dhe te ndershem. Njerezit e afte dhe te ndershem nuk duhet te kerkohen vetem ne radhet e patronazhisteve.

    Përgjigju
  • noli: 21/09/2024 11:01

    Po mo Po, beni tunele ju qe te vidhni, ndertoni rruge qe te vidhni , dhjetefishoni kafet e administrates dhe pastaj rrisni taxat se skemi me leke per te vjedhur.

    Përgjigju
  • Johnny: 21/09/2024 10:47

    Ketu e humbe vote time me mire votoj nje parti kot se sa kete qe ben ligje kunder biznesit tim.

    Përgjigju
  • I HUMBE VOTAT: 21/09/2024 08:32

    O Ed si sociallist po te them qe ketu i humbe votat jo vetem te socialisteve si une qe normal nuk do te votoj me perderisa nuk mbeshtet bizneset e vogla e do ti tatosh me domosdo. Por edhe te elktoratit gri. Ne zgjedhjet e ardhshme do kesh surpriza. Une dhe familja ime nuk te votojme me po na rrite prape taksat.

    Përgjigju
  • Iris: 21/09/2024 03:17

    Me mire qe e kuptuan vone,se sa kurre,por duhen taksa progresive dhe jo shume te larta,qe te nxise pagimin e tyre e jo evazionin,ndoshta shoqeruar me ndonje sist.stimulimi dhe nje AI qe te monitoroje pagat,numrin e punonjesve,por dhe fitimet e humbjet,ku do te bazohet taksimi.

    Përgjigju
  • Bimi: 20/09/2024 21:55

    Kur fut profesor anglishte ne vend te Shkelqim Canit si minister, thjeht per te bere pislleqet e PPP, pastaj te iken ekonomia per lesh. 1.Bizneset nuk deklarojne; ndertimi, turizmi (restorante akomodim).

    Përgjigju
    • Ana: 23/09/2024 12:32

      Nuk ndryshohet paketa fiskale cdo vit, ketu vetem taksa ka, sherbime ska. Por beje para zgjedhjeve qe ti humbesh me nder votat.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it