TIRANË, 8 Korrik /ATSH- I. Vata/-Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Polo ka reaguar të martën në lidhje me reformën që ka ndërmarrë qeveria për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencorë, duke e akuzuar qeverinë se po përdor nihilizmin, negativizmin, monopolizmin, madje e ka konsideruar një kthim pas.
Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, Pollo e konsideroi prezantimin e reformës në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencorë, si gjysëmkoncerte duke u shprehur se "do të diskreditohen edhe më shumë se janë diskredituar nga debate publik që kanë bërë stafet akademike të Shqipërisë deri tani. Jo vetëm gjuha e urrjetjes që Edi Rama përdor me profesor, student dhe mësues e nxënës është e papranueshme. Është e prapranueshme në opozitë dhe dhjetë herë më shumë e papranueshme kur ka një vit Kryeministër".
Po ashtu, deputeti Pollo pohoi se "edhe koncertet e paraqitura janë minimaliste dhe monopoliste, nuk janë për një konkurencë të lirë dhe fitore të meritës, me përmirësime që çdo qeveri ka detyrën dhe mundësinë për ta bërë, por janë kthim tek e shkuara, te bataku i librit shkollor, tek kufizimi i të drejtës së studimit dhe te minimalizimi i treguesve arsimorë që në një vend si Shqipëria, duhet të rriten më tej dhe ky ka qenë plani strategjik i mëparshëm i duartrokitur, jo vetëm brenda vendit, jo vëtëm nga përfaqësues të së majtës, por edhe nga ekspertë ndërkombëtarë me reputacion shumë të lartë"./a.g/