TIRANË - Deputeti demokrat, Genc Pollo ka deklaruar se, qeveria Rama do të shpërlejë me më shumë se 4 milionë euro kompaninë Crown Agents. Në një shënim në profilin e tij në Facebook, Pollo ka deklaruar se, “sot në Kuvend është dorëzuar nisma e përfolur e qeverisë Rama për menaxhimin e Doganave Shqiptare përmes agjencisë private Crown Agents. Materiali pëmbante një projektligj prej 13 nenesh dhe një kontratë prej 19 faqesh”.

Sipas Pollos, “agjencia do te shpërblehet nga buxheti me 4 250 000 Euro në vit (maks.) për dy vjet. Por afati i kontratës mund të zgjatet edhe vite të tjera. Vitin e parë qeveria do ti paguajë agjencisë Croën Agents edhe 400 000 Euro për blerjen e 10 automjeteve (40 mijë euro copa është pak si shumë shtrenjtë)”.

“Por modalitetet e llogaritjes së shumës mujore finale janë në shtojcën C, e cila nuk i është dorëzuar Kuvendit nga ana e Qeverisë. Me sa kuptohet nga kontrata shpërblimi i do të kalkulohet sipas performancës. Pra p.sh. nëse Doganat rrisin të ardhurat me 100 milionë Crown Agents përfiton xx% nga kjo shumë”, shkruan Pollo në Facebook.

genc pollo

“Dyshimi i opozitës është se ulja artificiale e të ardhurave doganore me Aktin Normativ për Buxhetin do të pasohet nga një rritje normale e tyre dhe kjo do të konsiderohet fryt i punës së agjencisë private ndërkohe që nuk është fare kështu. Por Crown Agents do të arkëtoje paratë e majme gjithësesi. Nuk duket si gjë e mbarë!”, përfundon shënimin e tij në Facve

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)