Pollo: Topi merrte rryshfete
në këmbim të emërimeve

Pollo: Topi merrte rryshfete<br />në këmbim të emërimeve
TIRANE - Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, Genc Pollo, i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", ka komentuar replikat e fundit të shkëmbyera mes Presidentit Topi e Kryeministrit Berisha. Për Pollon, Topi ka dëmtuar institucionet e drejtësisë. "Bamir Topi do lerë një presidencë shumë të dëmtuar si institucion. Jo vetëm nga mosveprimi por edhe veprimi abuzim dëmi që relisht ka shkaktuar në drejtësi, sidomos në gjyqësor është i madh", tha Pollo.

Ai akuzoi më tej Presidentin Topi se çoi drejt degradimit KLD-në, ndërsa shkoi deri aty sa tha që Presidenti merrte rryshfet për dekretet si edhe emërimet në gjykata. "Topi degradoi dekretet dhe emërimet se merrte rryshfete. E them këtë me shumë keqardhje sepse është e rëndë ta pranosh këtë gjë për Kreun e Shtetit, për kreun e KLD-së. Çdo institucion, nëse komandohet nga delenxhinj degradon. Ne po mbyllim një kapitull delenxhinjsh që drejtonin KLD", deklaroi Pollo.

Ai u shpreh më tej se Topi ka një kauzë për të krijuar një parti, madje siç tha ai, as çështjen e ish të përndjekurve nuk e ka kauzë të tijën.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Alex Del Piero e merr në pyetje, Bellingham habitet dhe bllokohet: Nuk e di pse jam këtu

VIDEO/ Alex Del Piero e merr në pyetje, Bellingham habitet dhe bllokohet: Nuk e di pse jam këtu