Anglia nuk ka shkuar më shumë se nja barazim 1-1 me Poloninë në transfertë për kualifikueset e kampionatit botëror Brazil 2014.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej mbrëmë, por është shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë stadiumin e "Varshavës".

Gjyqtarët e ndeshjes vendosën që ndeshja të zhvillohej sot. Angelzët kanë kaluar të parët në avantazh me sulmuesin gol, Uein Runi në minutën e 31'. Me golin e bomberit është mbyllur edhe pjesa e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë vendasit sulmojnë në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjejnë në minutën e 70' me Glik.

"Tre Luanët" sulmojnë në minutat e mbetura, por nuk e gjejnë golin e fitores duke u mjaftuar me një pikë.

(d.b/shqiptarja.com)