/ATSH-AFP/ - Polakët filluan sot të votojnë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në pasiguri të plotë mbi rezultatin për këtë duel që ka përballur presidentin në ikje të qendrës së djathtë, Bronislaw Komorowski me rivalin e tij konservator dhe populistin, Andrzej Duda.
Rreth 28 000 qendra votimi do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 GMT. Pas mbylljes së tyre, një sondazh i komanduar nga tre stacionet kryesore televizive, do të japin vlerësimet e para për rezultatet.
Pushtetet e presidentit janë të limituara në Poloni, vend me 38 milionë banorë, peshë e rëndë ekonomike dhe politike e Evropës Qendrore, anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 2004.
Duda, një jurist dhe eurodeputet 43 vjeç, është kandidat i partisë së opozitës euroskeptike Ligj dhe Drejtësi (PiS) drejtuar nga Jaroslaw Kaczynski. Presidentin, Komorowski, 62 vjeç është mbështetur nga formacioni liberl Plateforma Qytetare (PO), në pushtet që prej tetë vitesh./
/Shqiptarja.com