Rusia i ka dhënë fund faktikisht partneritetit të saj me Evropën, deklaroi sot në Gdansk, presidenti gjerman, Joachim Gauck, i cili i vlerësoi ngjarjet në Ukrainë si "një konflikt të ri të armatosur në kufijtë e Evropës". "Ne do të vazhdojmë të mbështesim një partneritet si edhe një marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Rusinë, por me kushtin që Moska të ndryshojë politikën e saj dhe të kthehet në respektimin e të drejtave të popujve", theksoi presidenti gjerman gjatë një fjalimi me rastin e 75-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. "Ne besojmë se Rusia, vendi i Tolstoit dhe Dostojevskit, duhet të jetë pjesë e përbashkët e Evropës", shtoi presidenti gjerman, Joachim Gauck./ATSH/