/ATSH-ANSA/ - Kryeministrja polake, Ewa Kopacz pranoi sot dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Cezary Grabarczyk.
Grabarczyk ishte dëgjuar pak kohë më parë si dëshmitar nga prokuroria për çështjen e dhënies në mënyrë jo të rregullt të autorizimeve për posedim armësh për disa persona VIP të vendit.
Për dorëheqjen e tij u njoftua nga qendra e informimit të qeverisë.
Grabarczyk, 55 vjeç, është edhe zëvendëspresident i partisë së qendrës "Platforma Civile" (PO), në pushtet që nga viti 2007, aktualisht e drejtuar nga Kopacz.
"Përderisa nuk është nën hetim, Grabarczyk nuk rrezikon përjashtimin nga PO-ja", tha një anëtar drejtues i partisë.