VARSHAVË, 3 shtator /ATSH-AFP/ - Manovra ushtarake ndërkombëtare me pjesëmarrjen e 12 vendeve, përfshirë dhe SHBA-në, do të zhvillohen nga 13 deri më 26 shtator në perëndim të Ukrainës, ku pjesa lindore ndodhet në prag të një konflikti të armatosur, njoftoi sot Ministria polake e Mbrojtjes.
"Manovrat "Rapid Trident 14?, parashikuar prej një kohë të gjatë, do të zhvillohen në mënyrë të veçantë, në një terren manovrash pranë Lvivit", sipas një komunikate të ministrisë polake.
Në bashkëpunim me njësitë ukrainase, në këto manovra do të marrin pjesë, mes të tjerash, ushtarë polakë, rumunë, moldavë, bullgarë, spanjollë, estonezë, britanikë, gjermanë, lituanezë dhe norvegjezë./
/ec/  a.jor.