Polonia: Gati të presim armë bërthamore për të forcuar sigurinë e krahut lindor të NATO-s, reagon Moska: Nëse ndodh, marrim masa

Polonia: Gati të presim armë bërthamore  për të forcuar sigurinë e krahut lindor të NATO-s, reagon Moska: Nëse ndodh, marrim masa

1713779394_pol.JPG

Foto: Andrzej Duda

Polonia është "gati" të mirëpresë armët bërthamore në territorin e saj deklaroi Presidenti Andrzej Duda.

"Rusia po militarizon gjithnjë e më shumë rajonin e Königsberg (Kaliningrad). Kohët e fundit, ajo ka zhvendosur armët e saj bërthamore në Bjellorusi”, tha Duda në një intervistë të botuar të hënën nga gazeta polake Fakt.

“Nëse aleatët tanë vendosin të dislokojnë armë bërthamore brenda kornizës së ndarjes bërthamore në territorin tonë për të forcuar sigurinë e krahut lindor të NATO-s, ne jemi gati ta bëjmë këtë”, tha Duda për gazetën popullore.

Deklarata ngjalli reagimin e Moskës. "Ushtria ruse do të marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë kombëtare nëse Polonia pret armë bërthamore ka njoftuar Kremlini, raporton Tass.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, presidenti Vladimir Putin ka bërë kërcënime të fshehta bërthamore ndaj Perëndimit, madje duke fshehur armët atomike në Bjellorusi, e cila kufizohet me anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Duda pranoi se armët bërthamore kanë qenë temë e bisedimeve edhe midis Polonisë dhe SHBA-së "për disa kohë".

"Kam folur disa herë për këtë. Më duhet të pranoj se kur u pyeta shpreha gatishmërinë tonë”, tha ai.

“Ne jemi një aleat i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe kemi detyrime Do të thotë thjesht zbatimi i një politike të përbashkët”, është shprehur Duda.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Nëse Polonia pret armë bërthamore, do marrim masa! Alarmi i Zelensky: Rusët duan të pushtojnë Khasiv Yar deri më 9 maj


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa