Eurokomisioneri për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale, Guenther Oettinger do t’i propozojë Komisionit Evropian për ta vënë nën vëzhgim Poloninë pas miratimit të ligjit të ri, që i jep kontrollin qeverisë për stacionet radiotelevizive publike.Me ligjin e ri qeveria polake do të ketë autoritetin për emërimin e drejtuesve të transmetuesve dhe për kufizimin e numrit të këshilltarëve vëzhgues duke larguar të gjithë drejtuesit e mëparshëm.