Një video ishte e mjaftueshme për ta bërë këtë qenush një yll të vërtetë. Emri i tij është Ponço, ai është një qen policie dhe është bërë protagonist i një video të publikuar në profilin Tëitter të policisë së Madridit.
Në video është një simulim shpëtimi, dhe kur kafsha sheh agjentin të shtrirë në tokë që duket i pavetëdijshëm, ai shkon drejt tij dhe me putrat e tij riprodhon një lloj ringjalljeje kardiopulmonare, duke i bërë goditje në gjoks dhe pjesën e zemrës.
"Performanca heroike e Ponços tonë, i cili praktikon rigjallërimin në një mënyrë mjeshtërore", është komentimi i policisë spanjolle mbi videon e postuar.
Kjo video e regjistruar në një kamp trajnimi në Madrid, për pak ditë mori disa mijëra klikime në rrjet.