Përgjigjja për Koço Tashkon. Dokumenti i rëndësishëm që zbulon ndikimin e vërtetë të komunistëve jugosllavë mbi Partinë Komuniste Shqiptare. 

Të ndarë në katër pjesë, javën e shkuar “Shqiptarja.com” botoi, një dokument tepër të rëndësishëm sa i takon historisë së Partisë Komunsite Shqiptare. Bëhet fjalë për letrën e gjatë të Koço Tashkos, drejtuar Kominternit në vjeshtën e vitit 1942, ku analizohej me hollësi vija e gabuar në drejtimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Duke fajësuar direkt për këtë vijë të gabuar  Miladin Popoviçin, Koço Tashko i parashtron argumentet e tij të ndara  sipas çështjeve më të nxehta të kohës, si problemet e brendshme të Partisë, çështjen e Kosovës, nacionalizmin, Luftën Nacional-Çlirimtare dhe organizimin i saj, etj.