Popoviç: Nuk doja që konferenca 
të mbahej në Pezë prej Shyqyriut 

Popoviç: Nuk doja që konferenca <br />të mbahej në Pezë prej Shyqyriut 
(vijon nga dje) Popoviç: Ja pse Kosova iu la në dorë Partisë Komuniste Jugosllave

Për sa i përket luftës së çlirimit popullor (nacional), ti insiston se asht mënjanue në të majtë, si p.sh. në demostratën e Tiranës për të cilën ti qe enthusiast dhe si u krye, sa edhe sot e përsërit bisedën me milicin që ka dashtë me hapë zjarr e për të cilin ke thanë se politikisht ka pasë sukses, e tashti e abuzon si sektare! Interesant ç’far evolucioni!! Po mund të pranohet ky mendim se edhe kuadrot kanë dalë aty por duhet të pranojmë dhe dishka që ti nuk e din.

Se vendimi ka ardhë jo nga K.Q. por nga insistimi dhe vendimi i K.q. dhe i antarëve të Tiranës, që kanë vendosë dhe kan ba aksionet, e kët gja, po të ishje interesue, kishje mujt me e dijtë, sepse aktivi atë ditë ka thanë edhe populli sigurisht do të shkonte në demostratë. Natyrisht K.Q. e ka pranue, vendimin dhe e ka lejue demostratën. Në 7 prill, në mëngjes u shpallte i pari ligj, e para masë e Mustafa Krujës, siç të bije ndoshta ndërmend, për qarkullimin deri në ora 20. Duhet të të kujtohet se çfar gjendje ka qenë atë ditë në Tiranë, d.m.th. se tanë fuqitë e pushtetit fashist ishin në kambë, e tamam at-herë kur fashizmi ishte i sigurtë se s’do të kishte demostratë kundër tij, demonstratat filluen, dhe asht e vërtetë se nuk ka pasur aq popull sa pritej, e kjo ndoshta ka rrjedhë nga që populli u frig prej masave që muer fashizmi, por sigurisht ajo demostratë nuk ka qenë edhe vetëm prej “kuadrove dhe simpathizantave” të organizuem, e ne me gjith se e kemi pa sa i madh ishte reaksjoni, nuk kemi mundë me e tërhekë vendimin e K.q. se parrullat kishin shkue në popull.

Kjo tërhekje kishte me qenë edhe e pa udhë. Dhe ti duhet ta kujtosh mirë se ç’far jehone ka pasë në masë në atë anë të qytetit të blokueme, ku turma, i ka pritë, mëshefë dhe hapë rrugë për kalim demonstruesve.
     Në fakt, më pas 7 prillit, kemi humbun mjaft e veçanërisht pas trathtisë së Ludovikut e mbas zbulimit të shumë shtëpijave ilegale, të tjera, porse ato humbje nuk janë shkaktue pse asht dalë më 7 prill në demonstratë, se gjatë demonstratës po thue se asnjë shok nuk asht burgosë. Këto humbje të shumta në të vrarë, të varur dhe të burgosur, i kemi pasë prej reaksionit të math dhe pjesërisht prej mungesës së eksperiencës për luftën kundra okupatorit dhe mungesë konspiracioni.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit