/ATSH-AFP/ - Popullariteti i partisë së Angela Merkel, CDU, ka rënë në nivelin më të ulët që prej dy vjetësh, si pasojë e fluksit të refugjatëve, origjinë e tensioneve të forta brenda familjes politike të kancelares.
Sipas sondazhit të fundit të përjavshëm publikuar sot në të përditshmen gjermane "Bild" mbi votimin e gjermanëve, Unioni Kristian Demokrat (CDU) ka regjistruar një rënie me dy pikë duke arritur në 38 për qind. Edhe pse mbetet në krye, kjo parti nuk ka qenë kurrë në nivel kaq të ulët që prej zgjedhjeve të fundit në shtator 2013.
Përveç të tjerave, gjermanët janë më të shumtë, 48 për qind, që kritikojnë politikën bujare të kancelares përballë imigrantëve.