Në ditën e zgjedhjeve lokale që u mbajtën në 61 bashkitë e vendit, kryeprokurorja Arta Marku nuk e ka ushtruar të drejtën e saj për të zgjedhur në bashkinë e Shkodrës ku ajo është edhe e regjistruar si votuese.

Siç raporton gazetari i Report tv, Ergys Kavaja Marku nuk ka votuar në qendrën e votimit në Shkollën e Gjuhëve të Huaja, me numër 306.

Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i kësaj qendre votimi. Nuk dihen ende arsyet pse Marku nuk ka votuar ditën e sotme.