Meteorologia Lajda Porja në një intervistë për 'Rreze Dielli' në Report Tv, parashikon një mot të kthejllët, me temperatura të ulëta por jo të jashtëzakonshme për të gjithë javën në vazhdim duke hedhur poshtë të gjithë panikun e njerëzve për të ftohtë siberian.
Sipas saj kryesisht zonat e thella malore apo dhe në Korçë pritet temperaturat të jenë të ulëta
Pas 24 orëve, mot i keq me reshje shiu dhe dëbore, sot vendin e kanë zaptuar temperaturat nën 0(zero) gradë celsius. Në qytetin e Korçës, reshjet e dëborës kanë pushuar dhe ia kanë lënë vendin temperaturave të ulëta. Gjatë natës ka pasur vetëm ngrica. Në këtë zonë nuk raportohen bllokime rrugësh, ndërkohë policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes në qarkullim.
Edhe në qytetin e Kukësit i cili ishte një ndër qarqet që u prek më shumë nga reshjet e dendura të dëborës kanë pushuar, ndërsa sot ka vetëm ngrica. Firmat kontraktuese janë në terren për të siguruar qarkullimin normal të automjeteve.
Ndërkohë në rrugën e kombit qarkullohet pa probleme. Aktualisht si pasojë e reshjeve të dëborës gjatë ditës së djeshme, trashësia e sajë në disa fshatra arrin deri në 80 cm. Ende mbeten të bllokuar fshatrat gjeras e Selish në bashkinë Dibër dhe Zona e Gollobordës, ndërkohë është vërejtur një pjesëmarrje e ulët e nxënësve në shkolla.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO