/ATSH-AFP/ - Vladimir Putini nuk do të marrë asgjë nga Ukraina, deklaroi presidenti ukrainas Petro Poroshenko në një intervistë të publikuar sot nga gazeta zviceriane "Neue Zürcher Zeitung".
"Nuk do t'i jap asnjë mundësi Putinit që të na marrë asnjë copë territori nga Ukraina", theksoi presidenti Poroshenko, para fillimit të Forumit Ekonomik të Davosit.
Sipas tij, linja e frontit për mbrojtjen e lirisë dhe të demokracisë gjendet në Ukrainë.
Luftimet e përgjakshme vazhdojnë mes forcave separatiste dhe ushtrisë ukrainase në lindje të vendit, që në mars humbi provincën autonome të Krimesë, e aneksuar nga Rusia.
Presidenti ukraians njoftoi gjithashtu se ka riarmatosur vendin muajt e fundit dhe se politika ukrainase e mbrojtjes kushton aktualisht 6,5 miliardë dollarë, kjo shpjegon edhe nevojën urgjente për një ndihmë ndërkombëtare ndaj ketij vendi, vazhdoi presidenti ukrains.
Por Poroshenko shtoi gjithashtu se nuk do të përpiqet që të ndërpresë dialogun me Putinin.
"Nëse më pyesni, se nëse kam besim tek Putini, do të përgjigjem jo, dhe nëse më pyesni, se nëse kam besim tek BE-ja, do të përgjigjem po", përfundoi ai.
/Shqiptarja.com