Porosia e Berishës, Olldashi e
Bregu publikojnë numrin e celularit
Pesë ditë pasi kryeministri Sali Berisha u kërkoi të gjithë ministrave të publikojnë numrat e tyre të celularit personal, të vetmit që e kanë zbatuar këtë porosi është kreu i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi dhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
TIRANE- Pesë ditë pasi kryeministri Sali Berisha u kërkoi të gjithë ministrave të publikojnë numrat e tyre të celularit personal, të vetmit që e kanë zbatuar këtë porosi është kreu i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi dhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
Ministria e Transportot njoftoi se nga dita e djeshme së të gjithë qytetarët që kanë ankesa, mund t’i shprehun ato në numrin jeshil (pa pagesë) (04) 2380833 ose në numrin celular 0692047930. Ky i fundit, sipas zyrës së shtypit të dikasterit, i përket titullarit Olldashi.
Ndërkohë që në faqen online zyrtare të Ministrisë së Integrimti publikohet një numër celulari i cili sipas këtij dikasteri mund të kontaktohet me ministren Bregu.
(foto: Faqja online e ministrisë së Integrimit)
Ministri Olldashi duket se ka nxituar të tregohet transparent, pasi doli zbuluar me mospagesën e taksës vjetore të makinës personale, që u publikua online nga rrjeti i institucionit në vartësi të tij, Drejtorisë së përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Menjëherë pas kësaj, ai mori masa për të paguar ditën e shtunë, kur nuk kryhen veprime financiare në zyrat shtetërore, taksën e prapambetur dhe e publikoi faturën menjëherë në internet.
Qytetarët hallexhinj mund të shpresojnë se, nga njohja e numrit të celularit të ministrit, do të zgjidhin ndonjë nga hallet e shumta që u dalin nga mosplotësimi i nevojave jetike të tyre, si furnizimi me ujë apo rrugët me standarde evropiane. Por, më tepër se ata, duket se do ta “bombardojnë” këtë numër me telefonata kompanitë e ndërtimit të infrastrukturës, të cilat kanë 3-4 vjet që nuk po paguhen për punën e kryer dhe të cilave bankat po u marrin asetet, që i kanë lënë kolateral për kredi.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale
26 Nëntor, 10:14
-
Detaje të reja nga 'Masakra e Dobraçit', arrestohet personi që kishte vjedhur 'Range Rover-in'! U mbajt e fshehtë nga policia për zbardhjen e vrasjes, nuk pranon të japë deklarime
26 Nëntor, 10:07
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
-
'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur
26 Nëntor, 09:43
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18