Brukseli zyrtar po ndjek me interes tendencën konsensuale që po vihet re mes forcave politike në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE Sanino, tha se ka lëvizje në drejtimin e duhur nga politika, por duhen plotësuar kushtet për mbylljen e reformës elektorale dhe zgjedhjen e presidentit. "Ne tani po punojmë për çështje specifike, që duhen realizuar brenda disa muajve. Po i afrohemi afatit të mbylljes së reformës zgjedhore, për të cilën shpresojmë të përfundojë brenda muajit prill. Po kështu ndjekim me interes fillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit, që është gjithashtu element i rëndësishëm. Disa gjëra po shkojnë në drejtimin e duhur dhe shpresojmë që kjo tendencë të konsolidohet, brenda një kohe të shkurtër. Nëse kjo arrihet, nëse ka përkushtim nga partitë për reformat, ne mund të fillojmë bisedimet për fazën tjetër të procesit", tha Sanino. Vijimi i dialogut politik dhe respektimi iI 12 prioriteteve të përfshira në planin e veprimit që qeveria shqiptare i ka dorëzuar komunitetit ndërkombëtar, janë gjithashtu momente në të cilat përfaqësuesit e Brukselit, ia kërkojnë si domosdoshmëri Shqipërisë, për të avancuar në procesin e integrimit drejt strukturave europiane.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)









