Porositë për Bushatin: Venizelos
prite si shqiptar, paktet bëji si grek

Porositë për Bushatin: Venizelos<br />prite si shqiptar, paktet bëji si grek
TIRANE-   E gjithë vëmendja e shqiptarëve në Shqipëri e përtej, sidomos ata që jetojnë në Greqi është përqëndruar sot në Tiranë, e cila pret ministrin e Jashtëm grek, Evanglos Venizelos. Një vizitë tepër delikate e cila do të masë marrëdhëniet mes dy qeverive për çëshjet e mbetura pezull mes dy shteteve.

I gjithë publiku pret me vëmendje dhe kërkon përgjigje e zgjidhje se çfarë do të ndodhë me cështje si: Pakti detar, çështja came, të dretjat e emigrantëve në Greqi, toponimet në pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi.
 
Pas postimit në facebook të ministrit Bushati për vizitën e Venizelos dhe se do të diskutohet për bashëkpunimin dypalësh rajonal dhe perspektiven Europiane vijnë dhe reagimet online të qytetarëve.

 Ata i kërkojnë ministrit Bushati të ketë diskutim jo në pozitat diskriminuese, për çështjen came, paktin detar, të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, toponimet por dhe rastin e fundit kur në Selanik  në sheshin që iu vendos emri “Shqipëri” u dhunua pllaka dhe flamuri shqiptar  u hoq prej aty.
 
Një pjesë e tyre shprehen optimist ndërsa të tjera i japin këshilla si “Grekun mikprite si Shqiptar ndersa paktet dhe bashkepunimin bëje si Grek!.
 
KOMENTET DREJTUAR DITMIR BUSHATIT NE FACEBOOK
 
Edi Jaku: Do e zgjidhni problemin e toponimeve greke ne pashaportat e femijeve te emigranteve? Po çeshtjen e detit si do e vendosni? Kur do e njohe Greqia Kosoven e pavarur?
 
 
Fetah Serjanaj: te uroje suksese miku ime ne detyren fisnike per te miren e ketij populli qe dhe ne emigrantet te ndihemi te mbrojtur nga shteti jone nje here ne kete demokraci ....
 
Behar Kreshpani: Suksese në dialog... Shpresoj që ketë marrëveshje.. Por reprociteti është i rëndësishëm, sidomos për lëvizjen e lirë... Të paktën të afrohen me Italinë për lëvizjen e lirë...
 
Anxhela Tolga Fesatan:
pune e mbare dhe qoftesish sa me te sukseshme keto takime per te gjşthe shqiptaret qe jane jashte kufinjeve
 
Lavdrim Shehu: Suksese z minister se evenizelos eshte nje minister greke dhe e kane pak dhe historin trojane! por me besime te plote se ju do i ndrishoni dhe do keni suksese te veqanta ne politiken e jashteme mes dy vendeve fqinje,, kur ata para 2 vjetesh medjat fashiste greke shprehen knaqesi qe ne koference per shtyp,ministri i jashtem i asaj kohe, e kishte vene flamurin shqiptare me koke poshte, dhe stafi i tije shikonin hunden dhe jo flamurin shqiptare.?
 
Oliver Serani: Te bisedosh me greket eshte siklet. Kane me vete urrejtjen e kohes se italise duke e ditur shume mire qe ishim shtet i vogel dhe i dobet ushtarakisht. Ditmir fol per te nesermen komshiu im kundeshtari im. Komshiu i komshiut tim miku im. Formule gjeopolitike
 
Marianna Bes
: per ne emigrantet do te diskuton iper pensionet tona
 
Tana Sinani: Suksese z. Bushati,une do t'ju lutesha ti shtronit nje problem shume te rendesidhem z. Venizelos per ne emigrantet qe jemi pa dokumenta ne Greqi,kemi 2 vjet qe kemi futur dokumentat per leje qendrimi ketu ne ministrine e brendeshme te Greqise dhe akoma nuk i kane shqyrtuar na thone mbas 3-4 vjetesh do ta merrni pergjigjen, po ose jo dhe ne gjate kesaj periudhe prej 4 vitesh nuk vijme dot ne Shqiperi ,nuk punojme dot dhe nuk dalim prej shtepie se po te na kapi policia na sjell ne Kakavij dhe marrim gjobe, nuk e merr parasysh qe ne kemi futur dokumentat ne ministri ,pra ne jemi shume ne hall se kemi mbetur te izoluar prej abozimit qe bejne ata per ne qe na shohin me syrin e njerkes, ju lutem shume shqyrtojeni edhe kete problem krahas problemeve tuaja shume te rendesishme.
 
Aristir Lumezi: Nese do jete i sinqerte, Venizellos duhet te tregoje cfare gabimesh nuk duhet te beje Shqiperia qe te mos arrije krizen greke. Por zor se gjen sinqeritet partneriteti ne nje pasardhes te atyre qe perdoren Kalin e Trojes!

Sokol Zotka: dhe te na zgjidhni njehere e pergjithmone problemin e toponimeve per femijet qe kane lindur ne greqi zoti minister ,,,do tju ishim mirenjohes
 
Besa L. Shahini: Inshallah nuk kemi fatin e Greqise thuaj, ne dore te zotit ka mbetur kjo pune. Ketu jemi njelloj, te dy popujt besojme ne Zot
 
 Vangjel Xhani:
Respektohet si komshi,pa i dhene kopjen e celsit te shtepise..
 
Ruzhdi Dibra: Per me shkue jeta mire me kojshin duhet me shkue mire dhe me e vleresue per te mirat qe ka dhe qe na ban si kojshi rreciproke.Sukses
 
Milo Mileci: Kujdes kufirin detar, as njè lèshim. Ai pèr shqipèrinè èshtè pèrcaktuar qè nga Ali Pash Tepelena. Qè dotè thotè kufiri èshtè sipèr deri nè Prevezè. Tè tjerat venè e vinè.
 
 Ermal Deliu: Te veprojme si Evropian , me komshiun duhet te kemi maredhenie te mira , Suksese
 
Zyfer Caco: Kërkoi pronat e çamëbe dhe te drejtat e arvanitasve aqe sa u kemi dhene ne minoritetit grek, kërko reciproritet në të gjithë shtrirjen e marrëdhënive. Mos i lësho detin.
 
 Rofer Architecture: Ju lutem jo me ne pozitat diskriminuese, inferiore si te gjithe pararendesit tuaj pa perjashtim. Greqia eshte ajo qe na ka borxhe dhe shume bile, me politikat e saja paskrupullisht tendencioze dhe per kete I duhet treguar qe ka ardhur koha te ndryshoje qendrimin ndaj nesh, bile edhe duke kerkuar ndjese per ato ekstreme tejet raciste qe gjejne truall te vegjetojne ne te. SUKSESE z.minister!
 
Ylli Vajvoda: Ditmir Bushati Grekun mikprite si Shqiptar ndersa paktet dhe bashkepunimin behe si Grek! Se c'kane nje dhunti ata per Diplomacine te pershendes .

Muhedin Çami: minister me vlera pozitive z. Venizellos - edhe ju z. Ditmir Bushati ju uroj suksese
 
George Pani: Kemi dhjetra e dhjetra emertime greke ne Shqiperi dhe nuk i ka ngacmuar askush... nje emertim te nje sheshi ne Selanik beri nje jave me pare bashkiaku i Selanikut dhe sot pllaka gjendet e dhunuar dhe flamuri shqiptar i hequr prej aty.
Kete a do ta diskutoni me Venizelon zoti Bushati?

ditmir bushati
(Ne foto:Postimi i Ditmir Bushatit ne facebook e komentet)

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve