Porositën vrasjen e Artan Cukut
në kërkim një fierak e një vlonjat

Porositën vrasjen e Artan Cukut<br />në kërkim një fierak e një vlonjat
TIRANE-Marrin tjetër drejtim ngjarjet mbi vrasjen e Artan Cukut. Policia ka shpallur në kërkim 2 persona që dyshohen si pjesë e një bande që Artan Cuku e shkatërroi në kohën kur ishte drejtor i Policisë së Vlorës.

Shqiptarja.com mëson se Policia ka shpallur në kërkim dy persona një nga Fieri dhe një tjetër nga Vlora, të cilët dyshohet se kanë porositur vrasjen e Artan Cukut.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se, autori është një prej tyre, kurse vlonjati bashkëpunëtor. Mendohet se fieraku i ka dhënë Mikel Shallarit 25 mijë euro për ekzekutimin e Artan Cukut.

Persona në kërkim pjesë e një bande që shkatërroi Cuku
Të dy personat e shpallur në kërkim, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore, kanë vepruar në të njëjtën bandë që u shkatërrua nga kryepolici i Vlorës, Artan Cuku.
Dy personat janë arrestuar në atë kohë nga operacioni.

Duket se pas daljes nga burgu, ata kanë hartuar planin e hakmarrjes ndaj Cukut.
Ne vitin 2012, Cuku rihapi nje dosje te rende kriminale duke zbuluar banden e rrezikshme. Thuhet se personi nga Fieri eshte nje nder personat me te rrezikshem per Policine Shqiptare.

Kjo pistë qe Cuku te jete vrare per shkak te detyres vjen paralel me pistën tjetër, që vrasja e Cukut ka ndodhur për hakmarrje nga familja tropojane, djali i të cilëve u vra në zyrën e Cukut para shumë vitesh.

Grupi hetimor po vijon punën për zbulimin e urdhëruesve të vrasjes, por dyshimet janë se ajo ka ndodhur  për shkak të detyrës gjatë kohës kur Cuku ka qenë në krye të policisë së Vlorës, ku ka goditur disa grupe kriminale, ndonëse prokuroria ka dërguar kërkesën për masë sigurie në gjykatë me akuzën e gjakmarrjes.

I prangosur autori, Mikel Shallari
Policia dhe Prokuroria e kanë të vërtetuar se ekzekutuesi komisarit Artan Cuku është 24-vjeçari nga Kuçova Mikel Shallari. Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se AND-ja, e tij ka dalë e ngjashme me gjurmët e AND-së së veshjes  që u gjet afër vendit ku ndodhi vrasja.

Këto gjurmë janë krahasuar me gjurmët që Shallari kishte në Zvicër, ku ka kryer një dënim  për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërkohë 24 vjeçari nuk ka pranuar autorësinë për ngjarjen  si dhe ka refuzuar të bashkëpunojë deri tani me policinë, duke pohuar se nuk ka lidhje me vrasjen e komisarit.

Dyshimet per familjen Daka
Pas arrestimit të Mikel Shallarit, dyshimet e para u ngritën mbi familjen Daka, djali i të cilëve u vetëvra në zyrën e Artan Cukut.

Por, babai i Agim Dakës, nëna Prelë Daka si dhe vëllezërit e të ndjerit deklaruan se familja e tyre nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e komisar Artan Cukut duke qenë se këtë konflikt e kanë mbyllur para shumë vitesh.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit