Porositi vrasjen e Arjan Spahiut pas prishjeve për pazaret e drogës, Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin shqiptar

Porositi vrasjen e Arjan Spahiut pas prishjeve për pazaret e drogës, Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin shqiptar

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ekstraduar të premten një shtetas shqiptar në Belgjikë, ku do të gjykohet për vrasje.

Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin nga Elbasani Franc Çopja alias Franc Gergely, 31 vjeç, për të cilin ishte dhënë një urdhër arresti ndërkombëtar për “vrasje me paramendim”.

Gergely Franc u është dorëzuar autoriteteve belge me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë, bëjnë me dije mediat belge.

Në vitin pranverë të vitit 2022 disa prokurorë belg mbërritën në Elbasan, në përpjekje për të zbardhur vrasjen e Arjan Spahiut, ngjarje kjo e 27 nëntorit 2020. 

Gjashtë muaj më vonë, në 29 nëntor 2022, zyrtarisht, Belgjika ishte e bindur se Franc Çopja nga Elbasani ka porositur eliminimin mafioz të Arjan Spahiut dhe Florenc Meçe, Alias Gega si dhe Elvis Murati, kanë bërë ekzekutimin. 

Sipas mediave belge, të tre autorët e dyshuar u arrestuan, Florenc Meçe në Spanjë, Elvis Murati në Gjermani, Franc Çopja në Dubai. Emiratet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën në dhjetor 2021, e cila hyri në fuqi nëntorin e vitit 2022.

Sipas autoriteteve belge, Arjan Spahiu që u qëllua sapo doli nga një lokal në Molenbe, dyshohet të jetë ekzekutuar si pasojë e përplasjeve mes bandave kriminale në vendin tonë, grupi i Erion Alibejt dhe nga ana tjetër vëllezërit Çopja.

Krisja e parë mes bandave nisi vite më parë për humbjen e 50 kg kokainë në Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se kishte grabitur drogën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë