Gjatë diskutimeve në parlament mbi projektin “Porta e Alpeve”, deputetja socialiste vuri theksin te nevoja për vëmendje të shtuar mbi Dukagjinin.
‘Neomalsorja’ kërkoi që rruga e Dukagjinit duhet të jetë në fokus të projektit “Porta e Alpeve” dhe jo vetëm, pasi është një zonë që sipas ligjvënës “promovon imazhin më të bukur të Shqipërisë në mediat më të mëdha ndërkombëtare”.
“Padyshim që një zonë si Dukagjini, që sjell turizëm për të gjithë rajonin, që promovon ekonomi qarkulluese dhe promovon imazhin më të bukur të Shqipërisë në mediat më të mëdha ndërkombëtare, duhet patjetër që të jetë pjesë e çdo projekti madhor që përfshin Shkodrën dhe veriun e vendit. Dhe të marrë vëmendjen e duhur, sidomos për infrastrukturën rrugore”,- tha Koçeku.
Lajmi kryesor:
LIVE - ‘Porta e Alpeve’, opozita: S’mund të miratohet 100 milionë euro hua pa transparencë! Karakaçi: E përdorni projektin për politikë









