Një artikull i publikuar një ditë më parë nga një media austriake, Exxtra24, qarkulloi edhe në mediat shqiptare. Në të flitej për hetimet që SPAK ka nisur për Belinda Ballukun, por media në fjalë shkruante edhe për një video të supozuar komprometuese (me përmbajtje erotike) të zv.kryeministres.

Vetë artikulli theksonte se zyrtarisht nuk ishte konfirmuar as autenticiteti i materialit dhe as identiteti i personave të përfshirë në video, megjithatë ai u përhap me shpejtësi në disa portale shqiptare, mes tyre edhe në Syri TV, portali i familjes Berisha.

Nga një verifikim i kryer nga redaksia e Shqiptarja.com, vetëm një ditë pas publikimit të këtij artikulli, media austriake Exxtra24 rezulton ta ketë fshirë atë nga faqja zyrtare. Pra, edhe vetë media në fjalë, që ishte burimi i parë i këtij materiali, e ka fshirë artikullin pasi duket se e ka kuptuar që na fakt kemi të bëjmë me një fake news.

Artikulli i fshirë i medias austriake Exxtra24

Por, ndryshe nga gazetarët perëndimorë të cilët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për këtë artikull të publikuar dhe e kanë fshirë, në portalin e familjes Berisha, artikulli rezulton ende online.

Dyshohet se media austriake është furnizuar me këto të dhëna nga një burim shqiptar, që ka përdorur median austriake për të publikuar këtë fake news. Ndërkohë, portali austriak pasi e ka kuptuar që kemi të bëjmë me fake news, e ka fshirë materialin, por mediat shqiptare, mes tyre Syri Tv, e mbajnë ende online.

Artikulli i publikuar nga Syri Tv, ende online