Porti i Durrësi, emërohet drejtori
i ri  Andrea Miçi në vend të Ndreut

Porti i Durrësi, emërohet drejtori<br />i ri  Andrea Miçi në vend të Ndreut
TIRANE - Sot Qeveria ka bërë emërimin e Drejtorit të ri të Autoritetit Portual të Durrësit, z.Andrea Miçi. Ai do të zëvendësojë kreun e deritanishëm Eduard Ndreu.

Po sot, në ditën e tij të fundit në këtë post, Ndreu ka pritu një delegacion të Ministrisë gjermane të Ekonomisë të kryesuar nga Sekretari Parlamentar i Shtetit, z.Ernst Burgbacher shoqëruar nga Ambasadori gjerman në Shqipëri, z.Hellmut Hoffman.

Ndreu vlerësoi konsulencën gjermane në port që nga viti 1998 dhe se ligji për Autoritetin portual në vitin 2003 është hartuar nën kujdesin e studios gjermane "Hamburg Consulting".

Sekretari Parlament i Gjermanisë, Burgbacher u shpreh i kënaqur me zhvillimet portuale dhe tha se prania e grupit që ai drejton në Durrës është tregues i interesimit të veçantë të biznesit gjerman për shkëmbie ekonomike nëtë ardhmen.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik