Porti i Durrësit debat në Report Tv! Boçi: PS po përpiqet të fshehë këtë aferë korruptive! Gogu: Vetëm të mira për ekonominë e vendit, port për jahte dhe mallrat

Projekti i Portit të Durrësit ka përplasur edhe në studion e Report TV deputetin demokrat Luçiano Boçin dhe atë socialist Toni Gogun. Të ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, dy deputetët parashtruan qëndrimet e tyre për portin e Durrësit, ku sipas Boçit është një tjetër aferë korruptive e Ramës e cila po përpiqet që të fshihet për shkak të kërkesës për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar.

Por për Toni Gogun ky nxitim nuk tregon asgjë tjetër përveçse se PS nuk ka kohë për të humbur për këtë projekt madhor që do të bëhet porti më i madh në Mesdhe. Por Boçi thotë se do kundërshtojnë këtë projekt dhe se do të kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor. 

"Duhet transparencë, duhet me garë.  Ai që bën investimin duhet të plotësojë kushtin e pasjes së të ardhura vetë veta në një përqindje të caktuar, këto kushte nuk plotësohen. Janë të kushtëzuara edhe nga marrëveshja e stabilizim-asocimit. Nuk janë procedurat ligjore. Pasojat ekonomike sjellin dëm të madh ekonomik për ekonominë shqiptare. Humbjen e një prej portave hyrëse. Dëmi më i madh është fikja e aktivitetit portual", tha Boçi.

Ky nxitim nuk sheh asgjë. Thekson se nuk kemi kohë për të humbur, nuk është nxitim. Procesi i përshpejtuar  është i parashikuar në rregulloren e kuvendit, kjo tregon që ne s’duam të humbasim asgjë. Kemi humbur 30 vjet", tha Gogu. 

Gogu akuzoi opozitën se gjithmonë është në kundërshti të projekteve madhore, madje thotë se ato dolën të protestojnë me armë për një park lojërash.

“Mund të kisha thënë partia që merrni e protestoni për kopshtin e fëmijëve. Ju keni protestuar me armë për kënd lojërash”, tha Gogu.

Nga ana tjetër, Boçi akuzon qeverinë se çdo gjë e ka dhënë me koncension, duke ironizuar se edhe ajri është dhënë me koncension.

"Është e llahtarshme, merr tokën publike tonë, ka 600 mln dollarë, ia fal nga taksat tona dhe pjesa tjetër do vijë si rezultat i grumbullimit të parave nga shitja e apartamenteve, qendra tregtareve. E nisi bukur Gogu. Partia që përfaqësoja unë e ka dhënë me koncesion. PS është partia e koncesioneve edhe ajrin e kanë dhënë më koncesion", u shpreh Boçi.

Por për Gogun, ky port sjell vetëm të mira për shqiptarët, duke kundërshtuar Boçin, i cili thotë se do sjellë një dëm të madh ekonomik për vendin pasi do mbyllet një prej portave kryesore ekonomike. Gogu renditi edhe përfitimet nga porti, ku theksoi se nuk do të mbyllet porti i mallrave siç pretendon opozita, por përveç portit për mallrat do shtohet edhe porti për jahtet.

"Pasojat ekonomike sjellin dëm të madh ekonomik për ekonominë shqiptare. Humbjen e një prej portave hyrëse. Dëmi më i madh është fikja e aktivitetit portual", tha Boçi.

"Te përqendrohemi tek te mirat direkte. 1.1 miliard euro të ardhura fiskale shtesë, 280 milionë euro vetëm dividend nga aktiviteti zhvillimor. Pra, në total 1.3 miliard te ardhura direkte. Pa vlerësuar këtu të ardhurat nga shërbimet në të ardhmen, hoteleri, shërbime detare.  80.000 metër katrorë hapësira të reja të gjelbra publike. Infrastruktura detare (kalatat, basenji dhe kanali) mbeten pronë e shtetit. Durrësi bëhet me dy porte, një port pasagjeresh, jahtesh dhe krocerash dhe një Port mallrash”, tha Gogu.

Projekti i Portit të Durrësit ka nxitur një sërë debatesh pas kërkesës së qeverisë për të kaluar marrëveshjen në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Opozita akuzon qeverinë së pas projektit për ndërtimin e projektit të Durrësit, fshihet një aferë korruptive, kriminale dhe mafioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë nga qeverisë na lidhje me projektin.

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Porti i Durrësit/ Gogu: Ti e do vezën sot, por përftimet nga investimet duan kohë! Boçi: Wau botërore, e zbulove që pula e bën vezën

 

Projekti i Portit të Durrësit ka ‘përplasur’ në Report Tv deputetin socialist Toni Gogun me atë demokrat Luçianon Boçi. Gogu tha se përfitimet nga ky investim duan kohë, duke ironizuar Boçin që i kërkon në moment frytet e këtij projekti.

Gogu: Këta kanë problem të madh me imagjinatën. Protestonin me protestë për kënd lojërash. Ai duket qartë që thotë dua vezën sot. Nuk e kupton që është pula që bën vezën.

Boçi: Ka thënë Gogu që pula bën vezën. Bëjeni lajm. Fute te lajmi që sipas toni Gogut pula bën vezë. Pse pula bën vezë. Wau. Kjo që the ti është botërore. Është jetike. Është filozofike.

Gogu: Ti se kupton që Shqipëria hy në....

Boçi: Me atë vezën e ke qa fare.

Gogu: Patjetër ti do vezën sot. S’po kupton investimin. Ta them prapë unë.

Boçi: Po flet e veten se s’po të dëgjoj. Nëse do të bësh monolog moderoje.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja