TIRANË- Projekti i Portit të Durrësit është vënë në qendër të diskutimeve, ndërsa po kundërshtohet ashpër nga opozita të cilët e quajnë një aferë korruptive.
Debati për këtë projekt ka qenë sonte diskutimi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Adriana Kalaja, kandidatja e Rithemelimit për bashkinë e Tiranës thotë se pas kompanisë Eagle Hills Real Estate Development nuk qëndron biznesmeni Muhammed Alabbar, por kompani ofshore. Por, kjo u kundërshtua nga analisti Arben Meçe dhe gazetari Flogert Muça.
Pjesë nga debati
Kalaja: Zotëria nuk i di as emrin mendo sa informacion ka. Këto janë gënjeshtra që s’mund ti lejojmë të thuhen për publikun. Sa lidhej me kompaninë Eagle. Është krijuar në 2021. Nuk kanë shoqëritë kryetarë. Unë e kam fyerje të dëgjoj këto lloj diskutimesh.
Meçe: Zonja do mbyll gojën. Mund të lexojë që është kështu.
Kalaja: Ju nuk dini emrin, s’keni informacion. Alabbar është aksione i shoqërisë North. Nuk është i Eagle. Këto janë prova që janë këtu.
Kalaja: Po sqaroj situatën
Meçe: Dëgjo moj dëgjo. North është aksionere në Eagle.
Muça: Alabbar ka krijuar një kompani që quhet Eagle Hills që e ka në pronësi të tij. Ai operon në Europë dhe në Mesdhe. Duhet një kompani në Shqipëri që do bashkëpunojnë, Eagle është person juridik shqiptar.
Kalaja: Po thotë të pavërteta, ja ku e keni. Nuk mund ta lë unë të gënjej. Ja ku i keni provat. Aksioneri është Alabbar apo kompania North.
Projekti i Portit të Durrësit ka sjellë ditën e sotme përplasje te opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë dhe atë të Ligjeve. Dy komisionet miratuan sot pa votat e opozitës marrëveshjen për projektin e investimit strategjik të Portit të Durrësit i cili do të kushtojë 2.1 miliardë Euro. Për shkak se u votua në Kuvend për ta futur marrëveshjen me procedurë të përshpejtuar, opozita e konsideron një aferë. Nga ana tjetër PS thotë se ky është një investim që do t’i sjellë Shqipërisë të ardhura, si edhe do të kthehet në portin më të Madh në Mesdhe.
Porti i ri do të ketë 280 vende ankorimi Yahtesh 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 5 yje. Kompania përjashtohet vetëm nga dy 2 taksa, ndikimi në infrastrukturë dhe strehimi social. Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgjat 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit.
Porti i Durrësit solli debate të ashpra në emisionin Repolitix në Report Tv mes Adriana Kalasë dhe analistit Arben Meçe. Teksa po debatonin mbi marrëveshjen me kompaninë Eagle Hills Real Estate Development pati edhe disa batuta mes tyre.
Pjesë nga debati:
Kalaja: Humbet shteti
Meçe: u bërë e bezdisshme.
Meçe: Do ta he xhaketën m, do ta heq edhe xhaketën, sepse faktet janë që do t’i zhveshim këtu.
Kalaja: Ju të zhveshurën e keni problem se keni kryetarin e partisë. Mua nuk ma heq dot xhaketën t’i zotëri as nuk më zhvesh dot.
Meçe: do ta heq moj do ta heq
Kalaja: Ti je i zhveshur bashkë me kryetarin tënd, se kryetarin tënd kemi parë cullak ne.
Meçe: edhe unë moj edhe unë. Do kem qef të zhvishem para teje. Po xhaketën do ta heq sot.
Kalaja: Xhaketën s’ma heq dot mua se ti je I zhveshur që kur del nga shtëpia.
Meçe: unë jam I zhveshur por jam qullur fare. Sot do ta heq xhaketën ty.
Kalaja: Je i zhveshur bashkë me kryetarin tënde, mua s’më zhvesh dot. S’më afrohesh dot se ta kam thënë, e di sa larg jemi.
Pse e kundershton opozita? E kundershton se ne Spirall do behet porti tregtare shteti do marre token Fazlliqit , Argites dhe shkelzenit. Te gjithe per tre persona flm
Përgjigju