Porti i Tivarit “rrëzon” Shëngjinin
Kosovarët braktisin rrugën e kombit
Autoritetet kosovare zgjodhën portin e Tivarit në Mal të Zi si pikë eksporti për produktet minerare të vendit, ndërkohë që hekurudhat e Serbisë do të kryejnë transportin drejt këtij porti.
TIRANE - Përfundon pa lavdi edhe një nga angazhimet e bujshme të qeverisë Berisha, e cila vite më parë kishte premtuar se Kosova mund ta përdorte portin e Shëngjinit në mënyrë ekskluzive. Bashkë me këtë, braktiset nga firmat kosovare të transportiut edhe “rruga e kombit” që do të sillte një fitim të konsiderueshëm për shtetin shqiptar. Transporti i mineraleve të nxjerra nga nëntoka kosovare tani e tutje do të kryhet nga hekurudhat serbe dhe do të përdoret porti i Tivarit për grumbullimin dhe ngarkimin e mineraleve.
Dje media kosovare bëri të ditur se do të jetë porti i Tivarit në Mal të Zi, duke filluar nga muaji maj i këtij viti, që do të shërbejë si pikë eksporti për gjithë mineralin dhe koncentratin e zinkut nga Kosova drejt vendeve të tjera. Po ashtu, përmes këtij porti detar pritet të bëhet edhe importi i nikelit për fabrikën e Ferronikelit në Gllogoc, kanë deklaruar autoritetet përkatëse në Prishtinë.
Ndërkohë, po dje media e Beogradit shkruante se, sipas njoftimit zyrtar të hekurudhave të Serbisë, mineralet dhe nënproduktet e tjera minerare kosovare do të transportohen me trena përmes Serbisë. Kjo, pasi pala kosovare ka konstatuar se transporti me kamion Tivar-Kosovë, që kalon nëpër Berane, është shumë i shtrenjtë.
Në këtë mënyrë, “rruga e kombit”, që u ndërtua me shypenzime shumë të mëdha nga pala shqiptare, do të mbetet vetëm një “rrugë turistike”, por nuk do të rrihet nga transporti masiv i mallrave.
Pikërisht në kohën kur në Shqipri kremtohej 100-vjetori i Pavarësisë, në Prishtinë ekspertët dhe biznese të ndryshme deklaruan zhgënjimin e tyre nga mungesa e hapave drejt realizimit të idesë së përdorimit të portit të Shëngjinit kryesisht në dobi të Kosovës.
Sipas tyre, nevojiten shpenzime të mëdha për ta ngritur një port që do të ishte i përdorshëm për kosovarët dhe qeveria nuk ka kapacitete për ta ndërtuar atë. Në një prononcim për gazetën Kosova Sot, Lekë Musa, ekspert i ekonomisë, theksoi se porti i Shëngjinit, si ide, ka qenë më shumë mediatike dhe politike.
“Qeveria e Kosovës nuk ka kapacitete për ta financuar portin. Po të ishte në funksionim, do t’i kishte ndihmuar ekonomisë, pasi krijon dalje në vendet evropiane, kështu edhe kostoja e transportit do të ishte më e ulët, mirëpo për momentin shpenzimet janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha Musa.
Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha gjithashtu se porti i Shëngjinit nuk shfrytëzohet fare për shkak se, përveç një premtimi, i cili është dhënë nga qeveria e Shqipërisë dikur në vitin 2006, nuk ka pasur ndonjë hap konkret të saj drejt përmbushjes së premtimit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
0%
-
Jo
100%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 1
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21