Porti turistik i Vlorës do jepet me koncesion për 35 vite, do kushtojë 22.7 mln €! Do presë flotat moderne të jahteve

TIRANË- Qeveria do të japë me koncesion portin turistik të Vlorës. Tenderi është hapur këtë të mërkurë dhe gara do të mbyllet më 26 shkurt 2021. Tenderi me objekt dhënia me Koncesion/PPP e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimit të një Porti Turistik në Qytetin e Vlorës ose Marina Vlorë. Koncesioni do të ketë jetëgjatësi 35 vite, dhe do të bëhet me financim 100% nga privati, pasi është një projekt që vjen si ofertë e pakërkuar, pra një ose disa kompani private kanë shfaqur interes për këtë projekt.

Bazuar në dokumentet e tenderit Marina Vlorë parashikohet të ndërtohet në portin aktual të këtij qyteti, dhe është pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë dhe vlera e këtij investimi sipas Ministrisë së Infrastrukturës nuk duhet të përllogaritet nga ofertuesit me e vogël se 22 milionë e 725 mijë Euro pa TVSH.

Referuar kritereve ofertuesi duhet të ketë burime financiare të nevojshme për realizimin e objektit të konkurrimit dhe mban përsipër çdo rrezik që mund të ndodhë. Po ashtu pjesëmarrësit duhet të kenë  xhiro vjetore në tre vitet e fundit të jetë të paktën sa 50% e investimit te përgjithshëm pa TVSH të propozuar nga ofertuesi. 'Marina Vlorë' duhet të sigurojë një vend-ankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve. Ajo duhet të jetë e aksesueshme gjatë gjithë stinëve dhe të akomodojë minimalisht 400 anije.

Marina duhet të vendosë në dispozicion dhe të mirëmbajë infrastrukturë akomoduese dhe përpunuese për anijet turistike ekzistuese që operojnë aktualisht në Port dhe të konsiderojë rritjen / rënien e mundshme në këtë treg”, thuhet në tenderin e shpallur.

Ndërkohë po ditën e sotme ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se po jep me koncesion tek një kompani offshore kalatën e Portit të Durrësit për 30 milionë euro.

Edi Rama mendon vetëm për Edi Ramën, prandaj edhe një nga kalatat e Portit të Durrësit, i është dhënë me koncesion për 5 vjet një kompanie ofshore, pronarët e të cilës fshihen në parajsa fiskale”, u shpreh Tabaku.

Sipas Tabakut kompania operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimta nga skandali i “Panama Papers”, ndërsa administratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrimin e parave dhe për mekanizma të ngjashëm.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/01/2021 05:31

    Po porti i mallrave ku do spostohet ne vlore......

    Përgjigju
  • Iris: 07/01/2021 02:07

    35 vjet,jeni ne rregull nga trute?!Te pakten 10-15 vjet,por jo 35 vjet.

    Përgjigju
    • @Iris: 24/09/2022 00:23

      Aq mjaftojne 35 vjet per ta kthyer ne Arabistan Vloren dhe gjithe Shqiperin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës