Portieri Berisha drejt debutimit,
do luajë në miqësoren Shqipëri-Iran

Portieri Berisha drejt debutimit, <br />do luajë në miqësoren Shqipëri-Iran
Portieri Përfaqësueses së Kosovës dhe i skuadrës suedeze Kalmar, Etrit Berisha, ende nuk ka një pasaportë të Shqipërisë, por kjo nuk do ta pengojë që më 26 maj, të debutojë me Kombëtaren e Shqipërisë kundër Iranit, në një miqësore që do të luhet në Stamboll.

Portieri 23 vjeç thotë se është kontaktuar nga krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit për ta pyetur nëse është i gatshëm të nisë aventurën kuqezi, dhe përgjigjja e kosovarit ishte mjaft pozitive.

"Unë do të jem i gatshëm për ndeshjen e 26 majit kundër Iranit, ndërsa për atë kundër Katarit më 22 maj në Madrid, nuk e besoj, pasi me Kalmarin ndeshjen e fundit të këtij sezoni e luaj më 24 maj", ka thënë Berisha. Ai është treguar entuziast për grumbullimin me trajnerin De Biasi.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy miqësore në fund të muajit në data jozyrtare të FIFA-s për miqësore dhe për këtë arsye dhe për atë që Berisha ende nuk ka një pasaportë të Shqipërisë, klubi suedez nuk deryrohet ta lirojë. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës