Juventus ka humbur dy pikë, që mund të rezultojnë fatale për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
Zonja e vjetër, edhe pse kaloi e para në avantazh, barazoi 1-1 këtë fundjavë në Seria A kundër Sassuolos. Golit të Yildiz miqtë iu përgjigjën me Pinamontin në pjesën e dytë, ndërsa episodi që theu zemrat e bardhezinjve ndodhi në limitet e lojës.
Në minutën e 87 penalltia e goditur nga Locatelli u prit nga porti i Kosovës Anti Muriç, i cili i dha një pikë Sassuolos. Me këtë barazim Juventus mbetet në vendin e 5-të, ndërsa rrezikon që Como e vendit të 4-t t’i shkëputet.
Milani u rikthye te fitoret pas disfatës me Lazion duke mposhtur me vështirësi 3-2 Torinon. Skuadra e Allegrit mori avantazhin me supergolin e Pavloviç, ndërsa në vijim realizuan Rabiot dhe Fofana. Minutat e fundit rezultuan delikate për djallin pasi miqtë u hodhën në sulm për të barazuar, por kjo nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga San Siro. Me këtë fitore Milan u rikthye në vendin e dytë, ndërsa është 5 pikë larg Interit. Zikaltërit kryesues luajnë sonte kundër Fiorentinës.
Në Premier League Chelsea vijon me zhgënjimet. Skuadra londineze, që lufton për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, u mposht 3-0 nga Everton, duke mos arritur të përfitojnë nga disfata e Liverpool. Humbja e lë Chelsean në vendin e 6 me 48 pikë, 1 më pak se Liverpooli i vendi të pestë.
Komente











