Portokalli, fruti kundër sëmundjeve të zemrës

Portokalli, fruti kundër sëmundjeve të zemrës

Portokall

Portokalli është një frut që përmban pak kalori i pasur me minerale, vitamina dhe asnjë gjurmë yndyre apo kolesteroli.

Një kokërr e vetme përmban 170 substanca të ndryshme mirëbërëse dhe 60 lloje antioksidantësh.

Portokallet janë të pasura me kalium, që është përgjegjës për funksionin normal të zemrës.

Një studim i fundit, zbuloi se konsumi i lartë i agrumeve si portokallet dhe limonët mund të parandalojë sëmundjet e zemrës të shkaktuara nga mbipesha, sëmundjet e mëlçisë dhe diabetin.

Studimi shpjegoi se kur njerëzit konsumojnë ushqime të pasura me yndyrë, kanë një organizëm më të prekur nga stresi oksidues.

Ky i fundit ndodh kur yndyrnat dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Inflamacioni dhe stresi oksidues rrisin më shumë gjasat e sëmundjeve të zemrës, mëlçisë dhe diabetit.

Agrumet si portokalli mund të mos jenë shumë efikasë për humbjen në peshë, por ato minimizojnë stresin oksidues dhe shmangin shfaqjen e sëmundjeve të nxitura nga mbipesha.

Ekspertët rekomandojnë se konsumi i frutave si portokalli është i mirë edhe për njerëzit që nuk janë mbipeshë.

Ata nënvizojnë faktin se konsumi i ushqimeve të pasura me yndyrna rrit rrezikun e inflamacionit, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Portokallet përmbajnë sasi të mira të vitaminës A, e cila është e domosdoshme për qelizat dhe shikimin.

Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i kompleksit të vitaminave B, siç janë thiamina, pyridoksina dhe folati.

Këto agrume përmbajnë edhe flavanonë që ulin rrezikun e ishemisë.

Përpos faktorëve të tjerë, femrat që konsumojnë shumë portokalle kanë 19% më pak gjasa të preken nga ishemia.

Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë cerebrale.

Një studim i mëparshëm për lëngun e portokallit, sugjeron se ai ka një ndikim pozitiv kundër qelizave të dëmshme, sepse është i pasur me antioksidantë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Pas aksionit policior dy shqiptarët hidhen në lumin Vesdre, zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Belgjikë

Pas aksionit policior dy shqiptarët hidhen në lumin Vesdre, zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Belgjikë