Portret aktori/Kopraci “magjik”
i Zef Jubanit, artistit shkodran

Portret aktori/Kopraci “magjik”<br />i Zef Jubanit, artistit shkodran
    Këto kujtime i mblodha siç mblidhen xixëllonjat, por nëpër vite. I mblodha për një artist të qytetit im, të cilin nuk e njoha e nuk bisedova me të. Njoha rrezatimin e tij. Quhej Zef Jubani. Si artist, nuk ishte rezultat i shkollës dhe i Akademisë së Arteve. Ishte i mbrujtur me trashëgiminë e vyer të qytetit të lindjes, i besoi talentit dhe përvojës vetjake, dhe i tha vetes: “Hip në skenë, tashti!” – dhe ndriçoi. Nuk e di, në ka ndodhur në historinë e teatrit shqiptar të mbetesh i pavdekshëm duke interpretuar personazhin e Kopracit të Molierit. Pak e çuditshme, e pabesueshme por e besueshme. Kështu ka ndodhur me Zef Jubanin: - Personazhit i dha frymën e kohës dhe përtej kohës...
Këto kujtime i mblodha pa u mërzitur e, duke këmbëngulur vazhdimisht... Gjithnjë me mendimin se diçka të bukur e të çmueshme do të mbaja në duar, dhe s’doja t’i lëshoja.... Dritëzat e tyre më ngjanin sikur ndritnin një skenëz, një personazh, një batutë, një lëvizje, një mimikë... një jetë që s’duhet harruar!..

Në ndonjë rast mund të këtë qëlluar që, në një natë maji të mbledh vetëm një xixëllonjë. Edhe pse një, përsëri kam qenë fatlum. Nuk jam mërzitur... Por..., në të shumtën e herës, kujtimet-xixëllonja e xixëllonjat-kujtime i kam mbledhur kohë pas kohe e vit pas viti... E kjo jo pak, por, tani, shënojnë një dekadë. Përsëri nuk jam mërzitur... E kush mërzitet duke mbledhur xixëllonja?..

     Bisedat me aktorët, që më falnin copëza nga bota e tyre skenike, qenë të shtrenjta për mua. Por, më falnin edhe mimikën e tyre, interpretimin e tyre; teksa artikulonin plot ngjyresa e diksion, plot mirësjellje dhe dashuri fjalët për artistin shkodran Zef Jubani.

     Disa, nga ata që më kanë falur kujtime, sot kanë ndërruar jetë por janë kthyer në kujtesë. Disa të tjerë, sot jetojnë larg atdheut, e ata janë kthyer në mall të paharruar... Loti troket përherë në portën e nostalgjisë teatrore... Të tjerë i takoj shpesh, e përmallohem. Të tjerë i përshëndes me shprehjen: “Mirëmëngjes, teatri!” Me këtë shprehje sikur ringjall një botëz që duhet zgjuar... Të tjerë..., dhe xiëllonjat fluturojnë në qiellin teatror, ndërsa kujtimet nisin e pëshpërisin mijëra fjalë... që të emocionojnë...
 
    

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë