Portret, historia e kirurgut që për
gjysmë shekulli ‘qëndisi” me bisturi

Portret, historia e kirurgut që për<br />gjysmë shekulli ‘qëndisi” me bisturi
10 vjet më parë, më 2 korrik 2006, pushoi së rrahuri zemra e Dr. Maksut Drasa, një ndër themeluesit e kirurgjisë shqiptare, një mjek i rrallë, novatorë dhe humanist i papërsëritshëm.

Ndërsa e kujtonim pak ditë më parë me disa miq dhe shokë ish-ushtarakë këtë mjek duarartë, një nga kolegët tanë përmendi edhe disa emra mjekësh të mirënjohur që kanë punuar ndër vite në Spitalin Ushtarak, një institucion ky me një histori të lavdishme në mjekësinë shqiptare si: Sinan Imami, Ismail Feta, Spiro Dede, Petraq Xoxe, Veli Toto, Lut#xdcbf; Balili, Agim Kolasi etj. Dhe padyshim që emri i Dr. Maksut Drasa qëndron në krye, i cili edhe sot e kësaj dite kujtohet dhe vlerësohet si mjeshtri i bisturisë në shërbim të jetës së njerëzve. Në fakt është disi paradoksale që për këta mjekë të mëdhenj të kujtohemi kaq rrallë. Më së shumti, kur ata nuk janë më në këtë jetë.

Përse vallë të ndodh kështu? Të jetë kjo thjeshtë një mentalitet i mbartur në vite apo diçka më shumë...? Gjithsesi, Maksut Drasa, ashtu si mjekët e shquar të kohës së tij, ka zënë vënd në piedestalin e personaliteteve më të spikatur të kirurgjisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi. Ndaj dhe e meriton të kujtohet...

FËMIJËRIA E VËSHTIRË, SHKOLLA E PARË E JETËS

Maksut Drasa lindi në vitin 1920 në Arapsun të Turqisë. I ati i tij, Avniu, një shqiptar i shkolluar në Stamboll, ishte një jurist i dëgjuar. Atje u njoh dhe u martua me një vajzë armene të krishterë dhe lindën djalin e tyre, Maksutin. Më pas kthehen në Shqipëri dhe vendosen në Tiranë. Për fat të keq nëna i vdiq shpejt dhe Maksutin e la fare të vogël, ndërsa pas dy vjetësh i vdes edhe i ati. E rriti gjyshja dhe vëllai më i madh Xhemili (me nënë tjetër), i cili për disa vite punoi si shofer i princeshave në oborrin e Mbretit Zog. Shkollën #xdcbf; llore e bëri në jetimoren e Tiranës. Më pas vazhdoi Shkollën Teknike (sot “Harri Fullc”), por me që ishte një nxënës i shkëlqyer, vitin e fundit e lejuan ta bënte në gjimnazin e vetëm që kishte Tirana asokohe.

Në vitin 1939 në konkursin që zhvillohej ndërmjet nxënësve më të mirë për t’u bërë aktor në Itali, por nuk pranoi të shkonte. Dikush e nxiti që të vazhdonte për jurisprudencë, por me sa duket edhe edhe kjo degë nuk i pëlqeu. Ai kishte pëfunduar me rezultate të shkëlqyera dhe kishte të drejtën të përzgjidhte degën që i pëlqente. Vendosi të vazhdoi sudimet e larta për mjekësi në Universitetin e Bolonjës në Itali. Aty ai shkëlqeu si talent. Profesorët italianë të mjekësisë e vlerësonin si një nga studentët më të aftë të fakultetit. Ndërkaq, Shqipëria ishte pushtuar nga fashistët italianë dhe populli shqiptar kishte nisur luftën për liri. Mjaft studentë, bashkëkombës të tij shqiptar, u kthyen në atdhe për të marrë pjesë në luftë. U kthye dhe Maksuti, duke lënë pa mbaruar vitin e tretë të studimeve. Që në gjimnaz kishte pasur miqësi me Qemal Stafën dhe mjaft të rinj të tjerë revolucionar. Mori kontakt me disa prej tyre dhe shumë shpejt u bë pjesë e lëvizjes antifashiste. Në të njëjtën kohë iu krijua mundësia të punësohej në Spitalin Civil të Tiranës dhe punoi pranë profesor Shirokës, kirugut të shquar të vendit tonë.

Puna në Spitalin e Tiranës bëri që t’i përkushtohej fushës së kirurgjjisë, në të cilën gjeti pasionin dhe ëndrrën e tij. Kjo punë e bëri që të njihej edhe me krerët e lëvizjes antifashiste si me Nako Spirun, Gogo Nushin, Beqir Ballukun etj, të cilët drejtonin lëvizjen antifashiste në Tiranë. Aty ai u shërbeu mjaft të plagosurve që vinin nga radhët e partizanëve apo edhe nga njësitet guerile të qytetit. “Kjo ka qenë shkolla e parë më e vështirë që kam bërë, - kujtonte shpesh kirurgu i paharruar Drasa. - Të tillë pacientë nuk do të hasja kurrë më vonë. Ata ishin djem dhe vajza të reja që luftonin si dragonj përmes zjarrit dhe plumbave për lirinë e atdheut”.

NË RRUGËN DREJT NGJITJES

E gjithë jeta e Dr. Maksut Drasës është karakterizuar nga puna e palodhur për tu bërë një mjek i shquar dhe gjithnjë në shërbim të njerëzve. Fill pas çlirimit të vendit u dërgua të punojë në spitalin e qytetit të Beratit. Zëvëndësoi kirurgun e njohur italian Demarx, i cili si shumë italianë të tjerë të mbetur në Shqipëri gjatë luftës u lanë të lirë që të ktheheshin në vendin e tyre. Në këto vite emri i Maksut Drasës u bë i njohur si një mjek i guximshëm, por ishte ende i padiplomuar. Në vitin 1948 u dërgua në Bullgari, ku përfundoi Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të Sofjes më 1950. Tashmë ai, me dipolmën e mjekut në xhep dhe me pasionin që i ndizej në shpirtë u kthye në atdheun e shkatërruar nga lufta, që aq shumë kishte nevojë për njerëz të arsimuar. Shprehu dëshirën të vazhdonte të shërbente sërish në spitalin e Beratit. Pikërisht këtu për 19 vjet radhazi spikati si një fenomen i mjekësisë së re shqiptare. Spitali i Beratit u bë i njohur në të gjithë vendin. Mjaft pacientë nga Fieri, Lushnja, Mallakastra, Skrapari, Përmeti, Gramshi e më tej vinin në Berat për t’u vizituar dhe operuar nga dora e Dr. Drasës.

“Mbaj mend, - tregon veterani Kadri Dingu, i cili në vitet ‘60-të ka shërbyer me detyra të larta partie në rrethin e Lushnjës, - se na është tërhequr vëmëndja nga lart pikërisht për shkak të mbingarkesës që kishte shërbimi mjekësor i Spitalit të Beratit. Atje punonte mjeku i mirënjohur Ymer Dishnica dhe kirurgu i talentuar Maksut Drasa, fama e të cilëve kishte kaluar jo vetëm ku#xdcbf; jtë e Beratit dhe të Lushnjës, por edhe të Tiranës…”.

Historia e provoi këtë njeri me vështirësitë më të mëdha në fushën e kirurgjisë, por edhe e vendosi në radhën e mjekëve më në zë, sidomos në vitet ‘60-70-të. Dr. Maksuti është nga ata mjekë që aftësitë e tij profesoinale nuk ia jepte me dëshirë kolegëve më të rinj. Prej tij kanë mësuar mjaft kirurgë që sot janë të njohur në mbarë vendin si: Prof. Panajot Boga, Prof. Adnan Këlliçi, Dr. e Shk. Luan Greva, Polizoi Shqina, Lut#xdcbf; Balili, Agim Kolasi, Myzafer Brati, Xhaferr Qemirani dhe shumë të tjerë.

Dr. Maksut Drasa si një personalitet i shquar i kirurgjisë shqiptare ka lënë vepra të rëndësishme në themelet e kështjellës së madhe të kirurgjisë. Mjeku dhe shkrimtari i madh rus Çehovi ka lënë një postulatë të bukur: “Punët përcaktohen sipas qëllimeve: quhet e madhe ajo punë që ka qëllimin e madh”. Doktor Maksuti punoi në mjekësi, në shkencën që i qëndron më pranë njeriut. Qëllimi kryesor i saj është që njeriu të jetojë sa më gjatë dhe sa më mirë. Dhe ai, si një usta i mirë, e kreu me nder këtë. Ndaj edhe në vitet e fundit të jetës së tij, kur e pyesnin në se ishte bërë pishman për profesionin që kishte zgjedhur në jetë, nënqeshte lehtë poshtë mustaqeve të tij #xdcbf; snike dhe përgjigjej me zë të ulët: “Kurrë. Nuk kam asnjë peng për zanatin që zgjodha. Sikur të bëhesha përsëri i ri, bisturinë e kirurgut nuk do ta lëshoja nga dora”.

NË KRYE TË KIRURGJISË USHTARAKE

Në vitin 1970 Dr. Maksuti u tansferua si Kryekirurg në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak. Siç tregojnë, për të realizuar këtë lëvizje nuk ka qënë e lehtë. Largimi i tij nga Berati kundërshtohej me forcë jo vetëm nga drejtuesit e rrethit, por edhe nga qendra, ashtu si dhe kërkesa për të ardhur në një nga spitalet e mëdha të vendit mbështetej nga disa personalitete të larta të shtetit dhe të ushtrisë të asaj kohe. Në ato vite Spitali Ushtarak ishte bërë një qendër e rëndësishme e mjekësisë shqiptare dhe pikërisht këtu u thirr të punonte kirurgu duarartë. Ardhja e Maksut Drasës në Spitalin Ushtarak ishte një eveniment i rëndësishëm, pasi personelit mjekësor të këtij institucioni iu shtua një kirurg me emër, që sillte me vete një përvojë të madhe në fushën e mjekësisë. Si kirurg dhe shef i Sektorit të Kirurgjisë për disa vite rresht, ai shumë shpejt do të vihej në avangardën e këtij spitali. Pasioni dhe dëshira për t’u thelluar në shkencën e mjekësisë e shtyn Dr. Maksutin që në vitin 1971, së bashku me një grup IN MEMORIAM Lufta Pacientët e parë ishin ilegalët antifashistë. “Të tillë pacientë nuk do të hasja kurrë më vonë. Ata ishin djem dhe vajza të reja që luft onin si dragonj përmes zjarrit dhe plumbave për lirinë e atdheut” Muharrem Dardha TIRANE Dr. Maksut Drasa gjatë një operacioni në Spitalin Ushtarak Tiranë

19 mjekësh ushtarakë, të shkojë në Kinë për specializim për kirugjinë e ezofagut, të zorrës së trashë dhe vazove të gjakut periferikë. Gjatë specilizimit përvetësoi aplikimin e metodave të reja në fushën e kirurgjisë, që në atë kohë në spitalet e Pekinit, Shangait dhe të qyteteve të tjera të njohur të Kinës, po aplikoheshin me shumë sukses. Atje kreu disa operacione të vështira, duke befasuar me njohuritë dhe talentin e tij mjekët dhe profesorët kinez. Më pas, shumë nga këto teknika ai i realizoi me sukses gjatë punës së tij në Spitalin Ushtarak. Janë vitet kur mjekë të tillë si Maksut Drasa, Ismail Feta, Spiro Dede, Veli Toto, Lut#xdcbf; Balili etj., krijuan një një shkollë të vërtetë në kirurgjinë ushtarake dhe atë shqiptare.

Në Spitalin Qëndror të Ushtrisë kërkonin të vinin për operacione të vështira nga e gjithë Shqipëria. Me ardhjen e Dr. Maksut Drasës ne Spitalin Ushtarak (siç e ka shkruajtur dhe Dr.Veli Toto në librin e tij) u shumëfishuan jo vetëm vizitat dhe operacionet kirurgjikale që kishin lidhje direkte me Dr. Maksutin, por dhe të specialiteteve të tjera dhe kjo ndodhte nga emri madh që kishte krijuar ai në Shqipëri. Gjatë jetës së tij doktor Maksuti ka sjellë mjaft vlera në fushën e mjekësisë. Për herë të parë në Shqipëri, qysh kur ishte në Berat, ka bërë ndërrimin e gjakut te fëmijët e porsalindur më rezus negativ. Si pedagog i jashtëm në Katedrën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ai ndiqte më interesim të madh sukseset në fushën e mjekësisë shqiptare, aplikimin e teknikave të reja apo të preparateve të rinj. Për to ai bisedonte me kolegët në klinikë, në mbledhjet shkencore, shqetësohej për pacientët që vuanin dhe përsëri mëndja i shkonte tek implementimi i këtyre sukseseve mjeksore në kushtet dhe mundësitë e asaj kohe. Zotëronte disa gjuhë të huaja: anglisht, italisht, frëngjisht, bullgarisht dhe turqisht dhe lexonte revistat mjekësore më prestigjoze të kohës. Në vitin 1984 bototi librin “Teknika të operacioneve kirurgjikale”. Mjaft metodika të reja për vrojtimin e të sëmurëve siç janë: vagotomina trunkale për trajtimin e ulçrave gastro-duodenale, implantimi i ovareve (vezoreve) te gratë që nuk lindin fëmijë, simpatektonia lumbale per trajtimin e rregullimit të arterieve të enëve të poshtëme etj, mbajnë vulën e mendjes dhe të duarve të tij.

Në Spitalin Ushtarak ai përpunoi dhe vuri në praktikë teknikën e anestezisë peridurale (temë e doktoratës së tij), e cila u fut në të gjitha sallat e operacioneve të vendit tonë, sepse ishte një metodikë e thjeshtë, me pak mjete mund të kryheshin operacione të ndërlikuara që vazhdonin gjatë, sidomos kur llojet e tjera të anestezisë nuk mund të përdoren. Vetëm në Berat Dr. Drasa ka kryer mbi 7000 operacione peridurale. Së bashku me Prof. Spiro Dedën dhe Dr. Lut#xdcbf; Balilin botuan tekstin e Kirurgjisë së Luftës, mbi bazën e të cilit u krijuan ekipe kirurgjikale me disa specialitete dhe u mbrojtën me sukses shumë tema të nivelit të lartë për gradën “Doktor i Shkencave”.


MJESHTRI NË KUJTIMET E NJERËZVE...

Kam pyetur shumë mjekë të njohur, bashkëkohës e nxënës të tij, më ka rastisur të bisedoj edhe me shumë njerëz të zakonshëm, që u ka shërbyer apo thjeshtë kanë përcjellë opinionin e tyre për këtë kirurgë të talentuar të mjekësisë shqiptare në një hapësirë kohore gati gjysmë shekullore. Dhe vazhdimisht kam dëgjuar të njëjtat fjalë dhe të njëjtin vlerësim: “Doktor Maksut Drasa ishte një mjek i jashtëzakonshëm!”. “Eh, doktor Maksuti!, - shprehej shpesh Veli Toto, një tjetër kirurg i famshëm dhe ish-drejtor për shumë vite i Spitalit Ushtarak. - Ai ishte një kirurg i rrallë dhe më dhemb shpirti që mjek si ai të mbeten të harruar…”. Ndërsa kirurgu i njohur Zino Matathia, i cili ka vite që jeton në Izrael, duke folur për vitet kur punonte në Berat kujton: “Në Berat kam punuar 14 vite si kirurgë dhe ka qënë një periudhë e rëndësishme e jetës sime. Ishin vite pune të lodhshme, por që më jepnin një kënaqësi të madhe. Kolektivi ishte i mrekullueshëm, human dhe profesionist si mjekët: Lluka Muço, Maksut Drasa, Hysen Picari, Afrim Çeço, Pandeli Çina, Ymer Deshnica, Adnan Këlliçi…Dua të theksoj, se kur u emërova në Berat e dija se do të kisha shef Dr. Maksut Drasa, një mjek i zoti për të cilin më kishte folur Dr. Panajot Boga. Dr. Drasa ishte një kirurg i saktë dhe studioz, i cili ishte i pari në Shqipëri që kreu ndërhyrje të reja kirurgjikale. Kishte njohuri të gjera në kirurgjinë e përgjithshme, urologji dhe në kirurgjinë plastike dhe në spitalin e Beratit vinin pacientë nga të gjitha rrethet që i besonin trajtimin Dr. Maksutit”.

“Në mbi 40 vitet e jetës sime si mjek dhe kirurg ushtarak, - tregonte K. Shk. Mjek. Polizoi Shqina, - emri i Dr. Maksut Drasës mbetet i veçantë dhe i paharruar. Ndërmjet kujtimeve të shumta po jap këtë episod. Në spitalin e vogël të Skraparit, ku isha caktuar si mjek i ri, kisha planizuar të kryeja një operacion stomaku. Pacienti ishte i ri në moshë dhe në gjëndje të rëndë. Ka qënë fillimi i viteve ‘60-të dhe udhëtimi për në Tiranë ishte i vështirë. Si mjek i ri që isha ndjeja nevojën e një konsulence të domosdoshme. I telefonova Dr. Maksutit dhe iu luta që të vinte të më ndihmonte në këtë operacion të vështirë për mua. Ai atëherë punonte në Berat dhe kishte krijuar goxha emër. Më premtoi se do të vinte, por për fat të keq, atë ditë ai ishte bllokuar nga një dhimbje e fortë artriti. Megjithkëtë, në Çorovodë mbërriti në kohën e duhur. Atëhere mjekëve me emër u lejoheshin makinat private. Një të tillë kishte edhe doktor Maksuti. Për ters, sa zbriti nga makina dhimbjet iu shtuan. U ul në shakallët e spitalit, pushoi disa minuta dhe pastaj shkuam drejt e në sallën e operacionit. Operacioni zgjati 3 orë dhe përfundoi me sukses. Mjeshtri jo vetëm që i rezistoi dhimbjeve të tij, por, mbaj mend se kur doli jashtë iu drejtua të pranishmëve që prisnin: “Djali juaj më shëroi dhe mua!“. Më pas pata fatin që me Dr. Maksutin të punoja në Spitalin Ushtarak, ku ai ishte një nga kirurgët më të dëgjuar të vendit, novator dhe me aftësi profesionale për ta pasur zili“... Dhe ata që e kanë njohur nga afër Dr. Maksut Drasën dhe që tregojnë me dashuri për pasionin e madh që kishte për profesionin e tij, janë të shumtë. Por unë kam pasur fatin të bisedoj me njeriun më të afrët të tij, që ruante me dashuri gjithçka nga “thesari” që ai kishte lënë. Kjo ishte shoqja e jetës së tij, Liria, e cila edhe ajo ka 3 vjet që është larguar nga kjo jetë dhe është bashkuar në përjetësi me bashkëshortin e saj të shtrenjtë. Midis shumë rasteve të kujdesit të tij për jetën e njerëzve që më ka treguar Liria, më ka mbetur në kujtesë një rast i veçantë: “Ishim me pushime në Vlorë, - tregonte ajo. - Në kabinën tonë të vogël, aty buzë detit, vjen një grua, Athina e quanin, dhe na qan hallin. Kishte kaluar 13 aborte dhe nuk arrinte të gëzohej me një fëmijë. Kjo gjë i kishte acaruar shumë marrëdhëniet me burrin dhe ishin në prag të një drame familjare. E futa brenda dhe Maksuti i vizitoi me kujdes. “Kur të jeshë dy muajshe me barrë, eja në Berat”, - i tha Maksuti. Ashtu ndodhi. Pas disa kohësh gruaja erdhi në shtëpinë tonë. Ishte shtatëzënë në muajin e dytë. Maksuti e trajtoi sërish me shumë kujdes. E porositi që pas shtatë muajve të vinte prapë në Berat. Gruaja erdhi sërish, ashtu siç e porositi Maksuti. Ishte shumë e trembur dhe me një #xdcbf; zik të dobët. “Të lutem, doktor, gati i përgjërohej tim shoqi, më bëj derman ta mbaj këtë fëmijë! Ky do të jetë jeta ime”. “Bëhu e fortë dhe ki besim te vetja, - i tha Maksuti, - do të mbajmë këtu”. E shtroi në Shtëpinë e Lindjes të Beratit dhe e trajtoi në regjim shtrati deri në muajin e nëntë. Në atë kohë nuk kishte ekogra#xdcbf; dhe shumë apartura të tjera. Maksuti ishte në ankth, sepse aplikoi për herë të parë në Shqiperi teknikën e qepjes së qafes se mitrës (sërklaxhit). Ka qënë ora 4 e mëngjesit, kur ai erdhi në shtëpi. Ishte i lodhur, por dhe i lumturuar. “Athinaja lindi djalë”, - më tha dhe më përqafoi sikur të kisha lindur unë…”.

NË GJURMËT E BABAIT

Bashkëshortët Drasa nuk jetojnë më, por jeta e tyre vazhdon përmes dy fëmijëve që ata kanë lënë. Vajza, ka studjuar për inxhinieri mekanike dhe jeton në Paris me familjen e saj, ndërsa djali, Kim Drasa, vazhdon rrugën e babait të tij. Ai është kirurg, i specializuar në fushën e urologjisë dhe punon në Poliklinikën Qëndrore të kryeqytetit. “Me kërkesën e babait studjova edhe unë për mjekësi. Në fakt, duke parë lodhjen e tij të madhe, nuk doja të vazhdoja studimet për mjeksi, por për hatër të tij u arsimova në këtë fushë. Natyrisht, tani nuk jam i penduar, por më duhet të punoj shumë që të mbaj lart emrin e mirë që ka lënë ai. Këtë ma thotë shpesh edhe një pacienti im. Është një burrë i vjetër nga familja Gjuzi në Tiranë. Nga fundi i viteve ‘50-të apo #xdcbf; llimi i viteve ‘60-të ai ka qenë ushtar në Berat dhe nga një aksident automobilistik është dëmtuar rëndë. E dërguan në Spitalin e Beratit dhe mjekët e quajtën të vdekur, ndaj e çuan në morg. Pas pak kthehet nga një urgjencë tjetër doktor Maksuti dhe e njoftojnë për rastin e ushtarit. Shkon me shpejtësi për ta parë në morg dhe konstaton se ai ishte ende gjallë. Pas një operacioni të vështirë, i hoqi shpretkën dhe e shpëtoi nga vdekja e sigurt. Tani ai është pacienti im i rregullt, pasi ka probleme urologjie”. Dr. Kim Maksut Drasa, padyshim që ka ecur në rrugën e babait të tij. Ai kreu studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë gjatë viteve 1968- 1973. Pas një pune të gjatë si mjek në vitin 1999 mori gradën shkencore Doktor i Shkencave Mjekësore. Ai është autor i shumë artikujve shkencorë, botuar brenda dhe jashtë vendit ne revista prestigjioze botërore urologjike dhe sexologjike. Ka referuar dhe paraqitur Abstrakte në dhjetëra kongrese botërore dhe europiane të Urologjisë dhe Seksologjisë. Që prej vitit 2007 e në vijim është pedagog i jashtëm në Fakultetin e Infermierisë UMT, hartues dhe lektor i leksioneve në lëndën: Menaxhimi Infermieror i Pacientit Urologjik (MNP) në këtë fakultet. Në shtator të vitit 2012 ka marrë titullin “Emër i Spikatur në Fushën e Publikimeve Urologjike”, #xdcbf; rmosur nga Prof.Francesco Montorsi, Editor-in-Chief, Europian Urology. Ndërsa “Aleanca e Urologëve të Amerikës” me datë 27 prill 2016 ka kon#xdcbf; rmuar zyrtarisht me këtë tekst: “Z. Kim M. Drasa është i kompletuar plotësisht si profesor ne urologji, urolog i supertrajnuar dhe përmbush nivelin ekselencë dhe akademik në Urologji”. Në dhjetor 2012 Dr. Kim Drasa ka marrë titullin Prof. Asocuar Është autor i disa botimeve si: Pacienti Urologjik (Menazhimi-MNP) - volumi I dhe volumi II; Prostata (monogra#xdcbf; ) dhe ka në proces Edukimi Seksual (për studentët e Fakultetit të Mjeksisë). Kim M. Drasa ka dhënë leksione urologjie dhe seksologjie në shumë kryeqytete të Europës, si dhe në Kanada, Japoni dhe Amerikë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj