Portreti 106 vjeçar me ngjyra i
një emigranti shqiptar në New York

Portreti 106 vjeçar me ngjyra i<br />një emigranti shqiptar në New York
Ky djalosh shqiptar me qeleshen e bardhë e jelekun e kuq, është fotografuar 106 vjet më parë, kur sapo kishte mbërritur në New York  si emigrant.

Foto e tij është përfshirë në një grup fotosh të pazakonta, të para një shekulli, të cilat prezantojnë emigrantë nga e gjithë bota, që shkelën  në Shtetet e Bashkuara nga fillimi deri në mes të shekullit XX-të.

Fotot bardhë e zi i janë nënshtruar një ndërhyrje të veçnatë duke iu rikthyer ngjyrat reale të veshjeve.

[gallery]18915[/gallery] 
Foto e këtij “ushtari shqiptar” së bashku me 15 foto të emigrantëve të tjerë nga e gjithë bota, fotografuar njëlloj si ai në “Ellis Island” në New York janë  publikuar dy ditë më parë nga shefi i fotografisë në BuzzFeedNews në Britani, Matthew Tucker.

Sipas tij, “fotot  tregojnë vetëm një pjesë të vogël nga 12 milion emigrantët, burra gra e fëmijë, të cilët mbërritën në New York  mes viteve 1892 dhe 1954 për të filluar një jetë të re në SHBA, të veshur shpesh  me rrobat e tyre më të mira.

Portretet tregojnë emigrantët veshur me veshje kombëtare të vendit të tyre të origjinës, duke përfshirë vende që nga Shqipëria,  Hollanda,  e deri tek banorët e Sami-t në rajonet e Arktikut”.
 
Fotografitë janë realizuar mes viteve 1906 dhe 1914 nga fotografi amator Augustit Francis Sherman. Në 1907 disa nga fotot e tij ishin publikuar edhe nga National Geographic.
 
Specialistët e ngjyrosjes së fotove në në Dynamichrome kanë sjellë jetën e gjallë në këto foto, duke shtuar ngjyrat dhe kjo është bërë duke hulumtuar referencat historike të seicilit personazh, çka ka ndihmuar në identifikimin e ngjyrave të sakta, duke përfshirë kartolinat e kohës apo edhe fotografi me ngjyra të kohëve të mëvonshme.

Sipas Matthew Tucker, n gjyrat e shtuara në këto fotografi na ndihmojnë sot të imagjinojmë  shkëlqimin e  gjallë në këto rroba, të rëndësishme për traditën dhe kulturën e vendit dhe periudhës kur janë përdorur. Fotot janë pjesë e librit “The Paper Time Machine” dhe Matthew ka shpjeguar se si mund të shihen këto foto në version bardhë e zi dhe versionin me ngjyra në  në faqen e BuzzFeedNews.

Në linkun e mëposhtëm mund të hapet faqja ku janë publikaur të 16 portretet. 

These 100-Year-Old Colour Portraits Of New York Immigrants

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tregtimi i vajit ekstra të virgjër në vend, kreu i shoqatës së Agro-Biznesit: Nuk ka fabrika për ambalazhimin e qelqit dhe depozita inoksi për ruajtjen e vajit

Tregtimi i vajit ekstra të virgjër në vend, kreu i shoqatës së Agro-Biznesit: Nuk ka fabrika për ambalazhimin e qelqit dhe depozita inoksi për ruajtjen e vajit