Portreti i Enver Hoxhës që u gris 
nga drejtori i televizionit shqipta

Portreti i Enver Hoxhës që u gris <br />nga drejtori i televizionit shqipta
Tepër e vështirë ta përfytyroje, ndërsa është 85 vjeçar, spikerin e njohur të radios dhe të televizionit të Kosovës, Petrit Dushin. Dikur qe një djalë mjaft i pashëm, fytyrë e zbukuruar prej një lëkure të broncët si edhe ca mustaqeve tërë hijeshi. Tani jeton ditë e natë me një maskë oksigjeni, e cila ia lehtëson sadopak gjendjen e rënduar të astmës.

Nga viti 1977 deri në 1981 Petrit Dushi ka qenë një person me rëndësi në jetën informative dhe kulturore të Kosovës. Ishte kryeredaktor i RTV-së. Prej një funksioni të tillë ka përjetuar ngjarje që mund t’i plotësohen historisë së shqiptarëve, për 86 vite, gjer në 1999, të ndarë prej një kufiri të dhunshëm imponuar prej fuqish të mëdha.

Kjo, dobia e rifitimit të çdo vlere historike kombëtare, është edhe qëllimi i takimit tonë me të në 23 maj 2015 në Prishtinë.
Me zërin e qartë të një ish-spikeri, me sytë që i shkëlqenin xixëllima të pashuara jete, me shpirt të gëzuar dhe plot humor njeriu të zgjuar, po ashtu me një kujtesë të pacenuar dhe krejt në standarte rinore, Petrit Dushi në dyzetë minuta, aq sa mundej fryma t’i jepte mundësi, bëri rrëfimin e tij.

Posaçërisht për lexuesin e shtojcës kulturore “Rilindësi” të gazetës “Shqiptarja.com” do të veçojmë një pjesë të tyre.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg