LISBONË, 22 nëntor /ATSH-AFP/ - Një javë pas shpërthimit të skandalit për korrupsion në lidhje me dhënien e vizave "të arta" për të pasurit e huaj, Portugalia është goditur nga një çështje tjetër politiko-financiare, me arrestimin e ish-kryeministrit socialist, Jose Socrates.
Arrestimi i ish-kryeministri ka shkaktuar një tronditje të madhe në botën politike, brishtësuar nga një sërë hetimesh gjyqësore që kanë prekur zyrtarët e lartë shtetërorë.
Jose Socrates, 57 vjeç, i cili drejtoi vendin nga viti 2005 deri në vitin 2011, u arrestua dje në mbrëmje pas mbërritjes në aeroportin e Lisbonës, pas rikthimit nga një vizitë në Paris, në kuadër të një hetimi për mashtrim fiskal, pastrim parash dhe korrupsion.
Ish-kryeministri, i pari në Portugali që përballet me një fat të tillë, do të dalë sot para gjykatës ashtu si tre të dyshuarit e tjerë që u dërguan para drejtësisë një ditë më parë./
/ec/











