Kur kanë mbetur për t’u përshkuar edhe pak metra për kualifikueset e kampionatit botëror të Brazilit disa nga ekipet e mëdha nuk janë në pozita të favorshme. Kështu Portugalia, Danimarka, Turqia, Norvegjia apo edhe Ukraina duhet të luftojnë më shumë se të tjerat në ndeshjet e mbetura. Në grupin A, duket se dy vendet e para janë përcaktuar.

Kështu Belgjika dhe Kroacia janë me nga 13 pikë dhe do të diskutojnë vendin e parë, pasi Serbia, pretendenti më serioz ka zbritur e pesta me 4 pikë. Në grupin B Italia udhëheq me 10 pikë, ndërsa Danimarka ka vetëm 5 dhe duhet të luftojë me Bullgarinë që ka 9 pikë. Në grupin C Gjermani ka siguruar pothuajse gjithcka, pasi ka 13 pikë. Ndërsa Suedia, Austria dhe Islanda janë në garë për vendin e dytë me nga një pikë diferencë. Në grupin D, Holanda mund të quhet e kualifikuara e parë me 15 pikë. Hungaria me Rumaninë, por edhe Turqia presin ndeshjet e mbetura. Grupi E më i hapur se kurrë, Zvicra duket e pandalshme, ndërsa vendi i dytë i hapur mes Shqipërisë, Islandës dhe Norvegjisë.

Në grupin F, Portugalia e Ronaldos ndodhet në situatë kritike, pasi është e treta me pikë të barabarta me Izraelin me tetë, ndërsa Rusia është shkëputur me 4 pikë. Bosnja në grupin F, pasi mundi Greqinë është qetë, Greqia dhe Sllovakia janë në ndjekje. Supriza e grupit H është Mali i Zi që kryeson me 13 pikë, Anglia 11, Ukraina me Poloninë me nga 5. Si radhë herë vitet e fundit, kampionia e botës dhe Evropës, renditet e dyta në grupin I. Franca është e para me 10 pikë, Spanja me 8 pikë, ndeshja direkte do të vendosë kokën e grupit.



Dylber Balla