Përveç ndeshjes së kombëtares sonë përballë Islandës, për zonën e Europës janë zhvilluar ndeshjet kualifikuese edhe në 8 grupe të tjerë për kampionatin botëror Brazil 2014.

Ndeshja që ka spikatur më shumë ka qenë Rusi - Portugali, e cila ka përfunduar me rezultatin 1 - 0 në favor të vendasve, të cilët kanë mposhtur luzitanët e Ronaldos.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e thellë e Gjermanisë me rezultatin 1-6 në transfertën e Irlanës. Italia ka fituar me Armeninë, Serbia dhe Turqia kanë humbur në shtëpi, respektivisht përballë Belgjikës dhe Rumanisë.

Anglia në një ndeshje të lehtë ka mundur San Marinon duke i shënuar pesë gola, sakaq, edhe kampionët në fuqi të botës kanë fituar në Bjellorusi me poker.

(d.b/shqiptarja..com)